• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen me dialog

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen me dialog

Prishtinë, 1 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zhupançiç sot në Prishtinë deklaroi se problemet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen me dialog që situata të mos sjell luftë si në Ukrainë.

"Nëse nuk i zgjedhim punët përmes dialogut, atëherë shohim punë të këqija, si në Ukrainë, pasi nuk u kushtojmë vëmendje situatave që sjellin deri në luftë. Dëshiroj të shoh si autoritetet serbe e ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të jenë më të hapura", tha ajo.

Zhupançiç, e cila realizoi takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vizita e saj e sotme në Prishtinë kontribuon për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy kuvendeve dhe shtoi se Sllovenia vazhdon ta përkrah rrugën euroatlantike të Kosovës.

"Dëshiroj ta theksoj rëndësinë e diplomacisë parlamentare. Kjo vizitë kontribuon për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy kuvendeve. Kuvendi është i gatshëm të ndajë përvoja të mira lidhur me plotësimin e kritereve për anëtarësim (në BE). Sllovenia shumë shpejtë e ka njohur pavarësinë e Kosovës, i përkrahim udhëtimet e juaja euroatlantike, mirë është që këtë ta bëjnë edhe vendet e treta, të cilat nuk e njohin Kosovën", tha Zhupançiç. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR