Stoltenberg hodhi poshtë kërcënimet ruse për përshkallëzimin e sulmeve pas vendimit të SHBA-së për të përdorur armë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i hodhi poshtë kërcënimet ruse për përshkallëzimin e sulmeve pasi SHBA autorizoi Ukrainën të përdorë armë amerikane kundër caqeve në Rusi.
- Post By Fami Bajrami
- 12:05, 31 maj, 2024
Bruksel, 31 maj 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i hodhi poshtë kërcënimet ruse për përshkallëzimin e sulmeve pasi SHBA autorizoi Ukrainën të përdorë armë amerikane kundër caqeve në Rusi.
"Asgjë e re. Kjo është pjesë e përpjekjeve të presidentit rus Vlladimir Putin për të parandaluar aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën", deklaroi Stoltenberg para takimit të NATO-s në Pragë.
Presidenti amerikan Xhozef Bajden i dha dritën jeshile Ukrainës për të qëlluar caqe në territorin rus, në rajonin e Harkovit nën kushte të caktuara.
Moska filloi një ofensivë në periferi të Harkovit, qytet i dytë nw Ukrainë që ndodhet jo shumë larg kufirit rus.
Stoltenbergu gjithashtu ka minimizuar vendimin e administratës amerikane, duke theksuar se armët perëndimore tashmë janë dorëzuar pa asnjë kufizim në përdorimin e tyre.
foto: arkivi i MIA-s