• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëria dënon ashpër sulmin rus ndaj Kievit, në të cilën është dëmtuar edhe Ambasada e saj 

Shqipëria dënon ashpër sulmin rus ndaj Kievit, në të cilën është dëmtuar edhe Ambasada e saj 

Tiranë, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Tirana zyrtare ashpër e dënoi sulmin rus në Kiev, ku u dëmtua ambasada e Shqipërisë dhe pesë vendeve të tjera.

"Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme dënon ashpër dhe pa mëdyshje këto sulme brutale. Kjo mënyrë e pamenduar është sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhen të respektohen dhe të zbatohen plotësisht", thuhet në reagimin e Ministrisë. 

Në njoftim thuhet se nga sulmi është dëmtuar fasada dhe disa hapësira të ndërtesës së Ambasadës, që e sollën në rrezik jetën e personelit diplomatik, por për fat të mirë janë raportuar vetëm dëme materiale. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR