Kremlini publikoi se ende nuk ka plane për bisedime me Trampin
- Kremlini publikoi se presidenti Vladimir Putin aktualisht nuk ka plane të takohet me presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp, edhe krahas bisedimeve gjithnjë e më të shpeshta për një marrëveshje të mundshme paqeje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Moskë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Kremlini publikoi se presidenti Vladimir Putin aktualisht nuk ka plane të takohet me presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp, edhe krahas bisedimeve gjithnjë e më të shpeshta për një marrëveshje të mundshme paqeje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Tramp në konventën konservatore më 22 dhjetor tha se Putin i tha se "dëshiron të takohet me mua sa më shpejt të jetë e mundur".
Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha sot se "deri më tani nuk ka sinjale konkrete" për të organizuar një takim me Trampin përpara inaugurimit të tij në janar.
Javën e kaluar, Putin publikisht e njoftoi mundësinë për lëshime, duke theksuar vazhdimisht gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp se Rusia është e gatshme të bëjë kompromis.
Megjithatë, Putin ka vendosur një sërë kushtesh për çdo kompromis, duke sugjeruar se Moska ende po përpiqet të nënshtrojë Ukrainën dhe të marrë garanci të mëdha sigurie nga NATO dhe Perëndimi, duke mos e parë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski si një lider legjitim.
Analistët thonë se pas dyerve të mbyllura në Moskë, Kiev, Bruksel, Uashington dhe kryeqytete të tjera, diplomatë, lider politikë dhe përfaqësues ushtarakë po përgatiten për një përpjekje të gjithanshme për të gjetur një zgjidhje për luftën më të madhe tokësore të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s