Në një operacion evropian kundër pastrimit të parave dhe kontrabandës së parave të gatshme, u sekuestruan 2,7 milionë euro
- - Në një operacion të Europol-it kundër kontrabandës së parave të gatshme në vendet-anëtare të BE-së janë zbuluar dhe sekuestruar 2,7 milion para të gatshme.
Hagë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Në një operacion të Europol-it kundër kontrabandës së parave të gatshme në vendet-anëtare të BE-së janë zbuluar dhe sekuestruar 2,7 milion para të gatshme.
Në aksion janë kontrolluar mbi 300 udhëtarë në aeroporte, porte, stacione hekurudhore dhe kufijtë e BE-së, si dhe dërgesat postare, me çka u sekuestruan ari dhe stoli, përfshirë 18 shufra ari me vlerë mbi 1,7 milionë euro.
Operacioni u udhëheq nga dogana franceze në bashkëpunim me Zyrën Evropiane për luftën kundër mashtrimeve (OLAF), ndërsa morën pjesë edhe autoritetet e Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Luksemburgut, Maltës, Holandës, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës dhe Suedisë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s