• e martë, 24 dhjetor 2024

Mot i keq në Shqipëri, pezullohet lundrimi, në disa vende reshje të rrëmbyeshme të borës

Mot i keq në Shqipëri, pezullohet lundrimi, në disa vende reshje të rrëmbyeshme të borës

Tiranë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Shqipërinë e kaploi mot i keq i ndjekur me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme, ndërsa në pjesët veriore edhe borë, ku shtresa e dëborës është mbi 15 centimetra, ndërsa në disa vende malore shtresa e borës është edhe më e lartë.

Shi të rrëmbyeshëm dhe intensiv si dhe erë të fortë ka në Tiranë, ku u rrëzuan edhe drunj, rrëshqitje të gurëve dhe dheut ka në disa akse rrugore, për këtë arsye policia apelon për kujdes të madh dhe respektim të sinjalistikës rrugore.

Sipas policisë vëmendje e veçantë rekomandohet edhe në autostradën "Rruga e Arbërit" nga vendkalimi kufitar Bllatë", në Dibër deri në Tiranë, të cilën e përdorin qytetarët e Maqedonisë.

Për shkak të motit të keq, që shkaktoi valë të mëdha, Kapiteneria në portin më të madh të Durrësit, njoftoi se është ndaluar lundrimi i të gjitha objekteve të lundrimit, duke përfshirë edhe tragetet.

"Në port proceset e terminalit të kontejnerëve vazhdojnë normalisht, ndërsa puna e terminaleve për mallra të ndryshëm përkohësisht është ndërprerë për shkak të erës së fortë dhe shiut të rrëmbyeshëm", qëndron në kumtesë.

Si pasojë e një manovre të gabuar për shkak të motit të keq në kalatën e portit të Durrësit, mesditën e sotme janë përplasur dy tragetet që po transportonte pasagjerë nga Italia, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, por pa të lënduar. Me ndihmën e rimorkiatorëve (anije tërheqëse) tragetet u ankoruan në kalatë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR