• e martë, 24 dhjetor 2024

Reth 200.000 shtëpi në BeH kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të borës

Reth 200.000 shtëpi në BeH kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të borës

Banja Llukë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Rreth 200.000 shtëpi në pjesën veriperëndimore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) sot kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të borës, njoftuan kompanitë elektroenergjetike të dy entiteteve.

Ndërmarrja elektrike e BeH nga Federata e BeH njoftoi se nga ora 04:00 deri në 10:30, rreth 180.000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike.

"Falë ndërhyrjeve të shpejta të ekipeve të instalimeve elektrike, shumica e defekteve janë riparuar dhe aktualisht rreth 60.000 konsumatorë janë pa energji elektrike", njoftoi Ndërmarrja elektrike BeH.

Sipas kompanisë, situata është më e vështirë në Kantonin Una-Sana, gjegjësisht në Bihaq, Bosanska Krupa, Çazin, Sanski Most dhe Velika Kladusha.

Ndërmarrja elektrike nga Republika Serbe njoftoi se reshjet e borës kanë shkaktuar dështime në më shumë se 50 linja transmetimi të tensionit të mesëm në zonën e shpërndarjes së kompanisë.

Ndërprerja e energjisë elektrike është shkaktuar nga rënia e degëve dhe pemëve në shtylla, si dhe nga thyerja e telave nën peshën e borës, thuhet në komunikatë. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR