Kryeministri kanadez Xhastin Trudo është nën presion në rritje për të dhënë dorëheqje
- Një numër në rritje i deputetëve kanadezë po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Xhastin Trudo dhe më shumë se 50 deputetë nga Partia Liberale e tij nga provinca Ontario në pushtet janë pajtuar që Trudo duhet të largohet, raportojnë mediat kanadeze.
- Post By Sara Ademi
- 17:29, 23 dhjetor, 2024
Otavë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Një numër në rritje i deputetëve kanadezë po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Xhastin Trudo dhe më shumë se 50 deputetë nga Partia Liberale e tij nga provinca Ontario në pushtet janë pajtuar që Trudo duhet të largohet, raportojnë mediat kanadeze.
Trudo pësoi dy goditje të mëdha javën e kaluar - ministrja kanadeze e financave Kristia Friland dha dorëheqjen për një mosmarrëveshje buxhetore dhe të gjitha partitë opozitare më pas njoftuan se do të bashkoheshin për të rrëzuar qeverinë e pakicës liberale, njoftuan agjencitë botërore të lajmeve.
Agjencitë thonë se Trudo nuk ka ndërmend të largohet së shpejti nga posti i kryeministrit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s