• e martë, 24 dhjetor 2024

Tramp: Pres bisedë me Putinin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë

Tramp: Pres bisedë me Putinin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë

Uashington, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

"Putini tha se dëshiron të takohet me mua sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu që ne e presim atë. Ne duhet t'i japim fund kësaj lufte", tha Trampi, duke folur në një konferencë në shtetin federal amerikan të Arizonës.

Trampi e quajti konfliktin në Ukrainë "të tmerrshëm" dhe përsëriti se konflikti nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së në vend të Xhozef Bajdenit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR