• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Zagreb marsh për rritje të sigurisë në shkolla

Në Zagreb marsh për rritje të sigurisë në shkolla

Zagreb, 23 dhjetor 2024 (MIA) – Në qendrën e Zagrebit sot do të mbahet marsh me qëllim që të rritet siguria në shkolla, pas sulmit më 20 dhjetor kur u vra një fëmijë, ndërsa mësimdhënësja dhe disa fëmijë të tjerë ishin plagosur rëndë.

Marshi, që do të fillojë në orën 18, është në organizim të tre sindikatave të shkollës, të cilët ju bënë thirrje qytetarëve që t’i shoqërojnë. Është paraparë që marshi të shënohet me heshtje, pa parulla. 

Organizatorët ju bënë thirrje qytetarëve edhe jashtë Zagrebit që në qetësi të grumbullohen para shkollave në vendet e tyre, të shprehin homazhe për viktimat dhe të kërkojnë siguri më të madhe në shkolla. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR