Socialdemokratët do të udhëheqin qeverinë e re të Rumanisë
- - Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis pritet që sot t'i japë mandatin për të formuar Qeverinë, Marçel Çolakut nga Partia Social Demokrate (PSD), pasi tre parti proevropiane arritën marrëveshje për shumicë parlamentare.
- Post By Fami Bajrami
- 11:26, 23 dhjetor, 2024
Bukuresht, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis pritet që sot t'i japë mandatin për të formuar Qeverinë, Marçel Çolakut nga Partia Social Demokrate (PSD), pasi tre parti proevropiane arritën marrëveshje për shumicë parlamentare.
Sipas marrëveshjes, PSD do të drejtojë tetë ministri, duke përfshirë drejtësinë, transportin, punën dhe mbrojtjen. Shumica e ministrave aktualë të partisë do të ruajnë pozicionet e tyre. Partia Kombëtare Liberale (PKN) e qendrës do të ketë gjashtë ministri, mes të cilave energjetikën, të brendshme dhe punët e jashtme, ndërsa Bashkimi Demokratik i Hungarezëve në Rumani (BDHR) do të udhëheq dy ministri, njëra prej të cilave është e financave.
Të tre partitë, së bashku me përfaqësuesit e pakicave etnike, formojnë shumicë minimale në parlament. Në zgjedhjet e mbajtura më 1 dhjetor, PSD fitoi shumicën e vendeve, por tre parti ultra nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë, disa me simpati pro ruse, fituan rreth një të tretën e vendeve.
Kabineti i ri do të duhet të miratojë kalendarin për zgjedhjet e reja presidenciale, pasi rrethi i parë i votimit të 24 nëntorit u anulua nga Gjykata Kushtetuese për shkak të dyshimeve për përfshirje dhe manipulim të huaj. Në rrethin e dytë, kandidati i pavarur i krahut të djathtë, Kalin Georgesku dhe Elena Laskoni nga Lidhja e qendrës për Shpëtimin e Rumanisë (SHR).
Qeveria do të përballet gjithashtu me një sfidë serioze ekonomike: uljen e deficitit buxhetor, i cili është më i larti në BE, nga 8,6 për qind të PBB-së këtë vit në rreth 7 për qind deri në vitin 2025. Sipas analistëve, kjo do të kërkojë rritje të taksave. rq/
Foto: arkivi i MIA-s