• e martë, 24 dhjetor 2024

Rute: Zelensi e kritikon padrejtësisht Sholcin

Rute: Zelensi e kritikon padrejtësisht Sholcin

Bruksel, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaroi se kritikat e ashpra që presidenti ukrainas Volodomir Zelenski i drejtoi kancelarit gjerman Olaf Sholc ishin "të padrejta", publikuan sot mediat gjermane.

Edhe pse Gjermania është aleate e besueshme e Ukrainës, mosgatishmëria e Berlinit zyrtar për t'i dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë "Taurus" ka qenë një burim pakënaqësie në Kiev.

"Unë i thashë shpesh Zelenskit se ai duhet të ndalojë së kritikuari Olaf Sholcin, sepse mendoj se kjo është e padrejtë", tha Rute, duke shtuar se ai, për dallim nga Sholci, do të furnizojë Ukrainën me raketa "Taurus" dhe nuk do të vendosë kufizime për përdorimin e tyre. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR