SHBA-ja vendosi sanksione për shefin e kabinetit të Orban
- SHBA-ja vendosi sanksione kundër shefit të kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban lidhur me "përfshirjen e tij në korrupsion" në atë vend, thuhet në kumtesën e Ministrisë amerikane të financave.
Uashington, 8 janar 2025 (MIA) - SHBA-ja vendosi sanksione kundër shefit të kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban lidhur me "përfshirjen e tij në korrupsion" në atë vend, thuhet në kumtesën e Ministrisë amerikane të financave.
Antal Rogan, i cili është përgjegjës për kontrollin e shërbimeve të intelegjencës dhe mediave, akuzohet për "orkestrimin e sistemeve të korrupsionit për të kontrolluar sektorët strategjikë të ekonomisë hungareze dhe për riorientimin e të ardhurave në dobi të tij dhe në dobi të mbështetësve besnik të partisë së tij politike.
"SHBA-ja nuk do të hezitojë të kërkojë individë përgjegjës, si Rogan, të cilët e përdorin fuqinë e zyrës së tyre për të pasuruar ilegalisht veten dhe miqtë e tyre në llogari të vendit të tyre dhe bashkëqytetarëve të tyre", deklaroi përfaqësuesi i lartë i departamentit, Bredli T. Smit.
Rogan është me dekada bashkëpunëtor i ngushtë i Viktor Orban. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s