• e enjte, 09 janar 2025

IDF arrestoi 45 palestinezë nga Bregu Perëndimor

IDF arrestoi 45 palestinezë nga Bregu Perëndimor

 Ramallah, 8 janar 2025 (MIA) -  Në 24 orët e fundit,  forcat izraelitenë Bregun Perëndimor kanë arrestuar të paktën 45 persona, mes të cilëve dy gra dhe një fëmijë.

Komisioni i të Burgosurve dhe Ish të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë të përbashkët theksuan se arrestimet janë kryer në qytetet Hebron, Nablus, Tubas, Tulkarm, Ramallah dhe Jerusalem, ndërsa u pasuan nga bastisje dhe maltretime, sulme dhe kërcënime kundër të burgosurve dhe familjeve të tyre, duke përfshirë vandalizmin dhe shkatërrimin e shtëpive të qytetarëve palestinezë, raportoi agjencia Vafa.

Në kumtesë theksohet tha se numri i përgjithshëm i palestinezëve të bllokuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori është rritur deri më tani në mbi 11.000. Në këtë numër përfshihen edhe ata që u arrestuan në shtëpitë e tyre, në postblloqe ushtarake, si dhe ata që u dorëzuan nën presion ose u morën peng.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR