• e enjte, 09 janar 2025

Bajdeni deklaroi se do mund ta mposhte Trampin nëse mbetej në garë

Bajdeni deklaroi se do mund ta mposhte Trampin nëse mbetej në garë

Uashington, 8 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden konsideron se do të mund ta mposhte ish presidentin Donald Tramp nëse do të kishte qëndruar në garë, në vend të vendimit të tij që të tërhiqet dhe për ta mbështetur nënpresidenten Kamala Haris.

Në intervistën për gazetën "Ju-Es-Ej Tudej" të botuar sot, Bajdeni ka thënë se do të tingëllonte "pretencioze" të thuhet një gjë e tillë, por vlerëson se do të kishte mundur të fitojë kundër Trampit, bazuar në rezultatet e anketave. Para vendimit të tij për t'u tërhequr, anketat treguan se ai ishte prapa Trampit.

I pyetur nëse kishte energji për të shërbyer edhe katër vjet si president, Bajdeni i cili është 82 vjeç tha: "Nuk e di" dhe shtoi "nuk planifikoj të jem president kur të mbush 85 ose 86 vjeç".

Dhe prandaj fola për dorëzimin e stafetës, tha ai. "Por, nuk e di. Kush dreqin e di? Deri tani, gjithçka është mirë. Por kush e di se si do të jem kur të mbush 86 vjeç?".

foto: skrinshot Ju-Es-Ej Tudej

QËNDRONI TË LIDHUR