• e enjte, 09 janar 2025

Trampi kërkoi nga Gjyka Supreme ta pezullojë shqiptimin e aktvendimit në rastin "Daniels"

Trampi kërkoi nga Gjyka Supreme ta pezullojë shqiptimin e aktvendimit në  rastin

 Nju-Jork, 8 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të pezullojë aktvendimin për rastin e aktores së filmave për të rritur, Stormi Daniels.

Si-En-En-i raportoi se kërkesa e Trampit për ndërhyrje të menjëhershme erdhi vetëm një ditë pasi Gjykata e Apelit të Nju-Jorkut refuzoi kërkesën e tij për anulimin e shqiptimit  të dënimit të tij, që është caktuar për të premten. 

 Avokatët e Trampit theksuan se anulimi  është i domosdoshëm "që të parandalohet padrejtësi serioze dhe dëmtim të institucionit të presidencës dhe funksionimit të qeverisë federale".

Si përgjigje të kërkesës së Trampit, zëdhënësi i Prokurorit të Qarkut të Manhatan, Alvin Braga tha se përgjigja e prokurorit do të jetë në dokumentet e gjykatës. 

 Gjykata Supreme i kërkoi prokurorisë të japë deklaratë deri nesër në mëngjes.

Gjykatësi Huan Merkan, i cili e udhëheq gjykimin, e refuzoi kërkesën e Trampit për të shtyrë shqiptimin e aktvendimit. 

Tramp u dënua në maj për falsifikim të dokumenteve afariste në lidhje me pagesat ndaj ish-avokatit të tij Majkëll Koen, i cili i pagoi Danielsit 130.000 dollarë për ta parandaluar publikisht  të fliste  për aferën e supozuar përpara zgjedhjeve të vitit 2016. 

 Trampi e mohoi aferën me aktoren porno.

Gjykatësi  Merkan javën e kaluar e konfirmoi aktvendimin e Trampit. 

Porota në Manhatan në maj e shpalli Trampin fajtor për 34 pika  nga akuza për falsifikimin e të dhënave afariste për të fshehur pagesën. 

 Kjo ishte hera e parë që një president amerikan, i mëparshëm apo i tanishëm, të dënohet ose akuzohet për vepër penale.

Për falsifikim të librave afariste parashikohet dënim me burg deri në katër vjet, por dënimi me burg nuk është i detyrueshëm. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR