Universitetet britanike tërhiqen nga X për shkak të përhapjes së dezinformatave
- Një numër i madh i universiteteve dhe institucioneve britanike të arsimit të lartë kanë vendosur të reduktojnë përdorimin e tyre të X ose të ndalojnë plotësisht përdorimin e platformës, për shkak të rolit të saj në përhapjen e dezinformatave që nxitën trazirat racore vitin e kaluar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:29, 8 janar, 2025
Londër, 8 janar 2025 (MIA) - Një numër i madh i universiteteve dhe institucioneve britanike të arsimit të lartë kanë vendosur të reduktojnë përdorimin e tyre të X ose të ndalojnë plotësisht përdorimin e platformës, për shkak të rolit të saj në përhapjen e dezinformatave që nxitën trazirat racore vitin e kaluar.
Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia Rojters, disa universitete kanë reduktuar në minimum përdorimin e X, ndërsa disa e kanë ndërprerë plotësisht përdorimin e kësaj platforme.
Roli i X në Britani u vu nën llupë vitin e kaluar gjatë trazirave të dhunshme racore.
Drejtori elzekutiv i X, Ilion Mask, i cili është një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të sapzgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, që atëherë ka bërë thirrje për arrestimin e kryeministrit britanik Kir Starmer, si dhe lirimin e aktivistit anti-mysliman Stiven Jaksli-Lenon, i njohur si Tomi Robinson. i cili është një nga themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë "English Defense League".
"London Business School", e cila është ndër shkollat më prestigjioze të biznesit në botë, me 182.000 ndjekës në X, postuar për herë të fundit në shtator. Në Universitetin e Kembrixhit, të paktën shtatë nga 31 fakultetet ndaluan botimin në X. "Merton Kolexh", fakulteti më i mirë i Universitetit të Oksfordit, sipas kritereve akademike, ka fshirë profilin e tij X.