• e enjte, 09 janar 2025

Në përleshjet midis ushtrisë dhe kryengritësve në Nigeri humbën jetën rreth 40 persona

Në përleshjet midis ushtrisë dhe kryengritësve në Nigeri humbën jetën rreth 40 persona

Abuxha, 8 janar 2025 (MIA) -  Rreth 40 persona kanë humbur jetën në një përleshje mes policisë dhe ekstremistëve islamikë në shtetin verilindor të Nigerisë, Borno, njoftoi sot ushtria e atjeshme. 

 Në raport theksohet se në mesin e të vdekurve janë të paktën gjashtë ushtarë dhe 34 ekstremistë.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të ushtrisë nigeriane, Edvard Buba, kryengritësit kanë qenë të armatosur dhe kanë sulmuar me motoçikleta dhe kamionë, duke kryer një sulm të befasishëm ndaj ushtarëve, të cilët janë kundërpërgjigjur me rezistencë.

 Borno është një vatër e dhunës në Nigeri që nga viti 2009, kur grupi ekstremist Boko Haram e filloi kryengritjen që që atëherë është përhapur në tre vende fqinje në rajonin e Liqenit Çad. Si rezultat, më shumë se 35.000 njerëz janë vrarë dhe 2.6 milionë njerëz  janë zhvendosur.

 Sipas analistëve, përfundimi i luftës përbën një sfidë serioze për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe lëvizjes së lirë ndërkufitare të kryengritësve. Ushtria nuk ka mundësi të sigurojë informacione të sakta dhe në kohë për lëvizjet dhe planet e Boko Haramit, duke e komplikuar më tej situatën.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR