Zjarr i ri shpërtheu në Los Anxhelos, tani në Holivud Hills
- Zjarr i ri pyjor shpërtheu në Los Anxhelos, tani në lagjen Holivud Hills, deklaroi në konferencë për shtyp shefja e shërbimit zjarrfikës në LA, Kristin Krouli. Kjo do të thotë se numri i zjarreve aktivë në qytet është rritur në gjashtë.
- Post By Besnik Shuki
- 07:34, 9 janar, 2025
Los Anxhelos, 9 janar 2025 (MIA) - Zjarr i ri pyjor shpërtheu në Los Anxhelos, tani në lagjen Holivud Hills, deklaroi në konferencë për shtyp shefja e shërbimit zjarrfikës në LA, Kristin Krouli. Kjo do të thotë se numri i zjarreve aktivë në qytet është rritur në gjashtë.
Sipas Kroulit, zjarri mbrëmë është përhapur në rreth katër hektarë në rajonin Holivud Hills, që ka shkaktuar evakuim në tërë rajonin, i cili është qindra metra larg bulevardit të njohur Holivud.
Situata edhe më tej është më e rëndë në Pacifik Palisades, mes dy kodrave me pamje të shkëlqyer në oqean. Ky është një nga rajonet më të shtrenjta urbane në SHBA. Aty jetojnë shumë yje filimike, televizive dhe muzikore, si Xhejmi Li Kertis, Mendi Mur dhe Mark Hamil, të cilët duhej t'i braktisnin shtëpitë e tyre.
Deri tani në zjarret, të cilat shpërthyen të martën, jetën e kanë humbur të paktën pesë persona, shkatërruan 1.500 objekte, i ngarkuan resurset e shërbimit zjarrfikës. përkundër kësaj, mbi 100.00 njerëzve u është dhënë urdhër që të evakuohen.
"Nuk kemi mjaftë zjarrfikës që të ballafaqohemi me zjarret", deklaroi shefi i shërbimit zjarrfikës në qarkun Los Anxhelos, Entoni Maroni.
Në Kaliforni urgjentisht dërgohen zjarrfikës nga gjashtë shtete, ndërsa nga Kalifornia Veriore në Karliforninë Jugore janë dërguar 250 automjete zjarrfikëse me 1.000 persona.
Mungesa e ujit shkaktoi që disa hidrantë zjarrifikës në Pacifik Palisades të thahen.
"E ngarkuam sistemin deri në fund. Po luftojmë me zjarr pyjor, duke shfrytëzuar ujësjellësin e qytetit dhe kjo është sfidë e madhe", tha në konferencë për shtyp Janis Kenonis, shef i administratës lokale për ujë dhe energji elektrike.
Guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa presidenti i SHBA-së, Xho Bajden e ka shpallur Kaliforninë për rajon të katastrofës natyrore.
"Do të bëjmë gjithçka që mundemi aq sa nevojitet t'i vendosim këto zjarre nën kontroll dhe ju të ktheheni në jetën juaj normale", tha Bajden dhe shtoi se "rruga para nesh është e gjatë, do të duhet kohë".
Banorët lokalë e kanë krahasuar skenën në Los Anxhelos si zonë të luftës, njoftuan mediumet lokale.
Sipas shërbimit zjarrfikës, në këtë moment asnjë nga zjarret, të cilat prakitikisht e kanë rrethuar qytetin, nuk është vendosur në kontroll.
Presidenti Bajden e ka anuluar vizitën në Itali për shkak të situatës me zjarret pyjore në Los Anxhelos, me ç'rast janë djegur qindra shtëpi, ndërsa mijëra janë detyruar të evakuohen.
"Presidenti Bajden ka vendosur ta anulojë vizitën në Itali me qëllim që tërësisht të përkushtohet në përgjigjen federale për ballafaqim me krizën", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.
Parashikohej që Bajden ta vizitojë Italinë prej sot e deri të dielën, që me siguri do të ishte vizita e tij e fundit në vend të huaj si president. bsh/