Trampi publikoi hartë të SHBA-së me Kanadanë si shteti i 51-të federal
- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, sot sërish propozoi që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të federal i SHBA-së, duke ndarë hartë në rrjetin e tij Truth Social ku Kanadaja është prezantuar si pjesë e SHBA-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:47, 8 janar, 2025
Uashington, 8 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, sot sërish propozoi që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të federal i SHBA-së, duke ndarë hartë në rrjetin e tij Truth Social ku Kanadaja është prezantuar si pjesë e SHBA-së.
Tramp publikoi dy fotografi në platformën Truth Social: një me hartë të SHbA-së dhe Kanadasë me mbishkrimin Shtetet e Bashkuara" që i mbulon territoret e dy vendeve, ndërsa tjetrën në të cilën Kanadaja është e mbuluar me flamur amerikan, transmeton Foks Njus.
Republikani disa herë më parë sugjeroi se Kanadaja duhet të bëhet shtet federal i SHBA-së, por dje e hodhi poshtë mundësinë për përdorim të forcës ushtarake për aneksim të kanadasë. Megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë për presion ekonomik.
Tramp, i cili kohë më parë e fitoi mandatin për president të SHBA-së, deklaroi se kufiri mes dy vendeve është "linjë artificiale" dhe kërcënoi se do të vendosë doganë prej 25 për qind për import nga Kanadaja, e cila 75 për qind të mallrave dhe shërbimeve të veta i eksporton në SHBA.
Të hënën, pas dorëheqjes së kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo nga funksioni dhe nga pozita e liderit në partinë liberale, Trampi deklaroi se do të ishte mirë që Kanadaja të bashkohet me SHBA-në dhe se "shumë njerëz në Kanada do të donin të bëhen shteti i 51-të amerikan".
"Shumë njerëz në Kanada do të donin që vendi të bëhet shteti i 51-të. Shtetet e Bashkuara tashmë nuk mund të tolerojnë deficite të mëdha tregtare dhe subvencione të cilat i nevojiten Kanadasë për të mbijetuar. Xhastin Trudo e dinte këtë dhe dha dorëheqje. Nëse Kanadaja i bashkohet SHBA-së, nuk do të ketë dogana, tatimet do të jenë dukshëm më të ulëta, dhe do të jenë tërësisht të sigurt nga kanosjet nga anijet ruse dhe kineze të cilat vazhdimisht e rrethojnë. Së bashku, çfarë kombi i madh do të ishim!!!", shkroi Tramp në Truth Social, transmetoi servisi publik kanadez SVS.
Trudo të hënën e hodhi poshtë këtë ide, duke cekur se "punëtorët dhe bashkësitë në dy vendet tona kanë prëfitime nga ajo që jemi partnerë më të mëdhenj tregtarë dhe të sigurisë".
Përndryshe, në ditët e fundit Tramp kërkoi që Danimarka t'ia lërë Grenlandën SHBA-së. "Ata duhet të heqin dorë nga ajo sepse na duhet për siguri nacionale. Ajo është për botën e lirë. Flas për mbrojtje të botës së lirë, vlerësoi tramp. Njëherit ai refuzoi të përjashtojë mundësinë për përdorim të mjeteve ushtarake dhe ekonomike për ta shtyrë Danimarkën për një hap të tillë.
Ai gjithastu kërkon edhe kthimin e kanalit të Panamasë nga Panamaja: "Ia dhamë kanalin e Panamasë Panamasë. Ne nuk ia dhamë Kinës, ndërkaq ata e keqpërdorën".
Tramp, gjithashtu paralajmëroi edhe riemërim të Gjirit meksikan në gji amerikan. ab/
fotо: Truth Social