Shejnbaum: "Gjiri meksikan" është emër i njohur ndërkombëtarisht
- Pas deklaratës së djeshme të presidentit të sapozgjedhur amrikan, Donald Tramp për idenë e tij për riemërimin e GJirit meksikan në "Gjiri amerikan i Amerikës", presidentja e Meksikës, Klaudia Shejnbaum sot theksoi se "Gjiri meksikan" është emër i njohur ndërkombëtarisht he se Trampi "jeton në të kaluarën".
- Post By Arta Bunjaku
- 18:39, 8 janar, 2025
Meksiko-Siti, 8 janar 2025 (MIA) - Pas deklaratës së djeshme të presidentit të sapozgjedhur amrikan, Donald Tramp për idenë e tij për riemërimin e GJirit meksikan në "Gjiri amerikan i Amerikës", presidentja e Meksikës, Klaudia Shejnbaum sot theksoi se "Gjiri meksikan" është emër i njohur ndërkombëtarisht he se Trampi "jeton në të kaluarën".
"Mendoj se presidentit Tramp i kanë treguar gabimisht, i kanë thënë se Felipe Kalderon është akoma president. Por, jo, në Meksikë njerëzit janë prëgjegjës", tha Shejnbaum në konferencën për shtyp, transmetojnë mediumet britanike.
Kalderon e udhëhoqi Meksikën prej vitit 2006 deri në vitin 2012.
Shejnbaum tregoi hartë të Meksikës së dikurshme, e cila i përfshin terrritoret të cilat janë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Amerika meksikane, kjo tingëllon bukur", tha Shejnbaum.
Tramp dje paralajmëroi se do ta ndryshojë emrin e GJirit meksikan në Gjiri amerikan. ab/
foto: МIА arkivi