• e enjte, 09 janar 2025

KQZ e Kosovës e miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet, por nuk solli vendim për financim të fushatës

KQZ e Kosovës e miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet, por nuk solli vendim për financim të fushatës

Prishtinë, 8 janar 2025 (MIA) - Komisioni qendror zgjedhor në Kosovë (KQZ) sot i miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fëetëvotimeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të caktuara për më 9 shkurt, por për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të Vetëvendosjes nuk është sjellë vendim për ndarje të mjeteve për fushatë parazgjedhore të subjekteve politike.

Drejtori i Drejtorisë për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala tha se zyra e ka analizuar rekomandimin me të cilin parashihet që mjetet t'u ndahen subjekteve politike prej 1 deri më 9 janar.

Sipas tij, të drejtë për këto mjete kanë 14 subjekte politike dhe propozimi i atij trupi është Lëvizja Vetëvendosje të marrë 353.898 euro, PDK 115.932 euro, LDK 91.525 euro, Lista serbe 54.915 euro, AAK 48.813 euro dhe Partia demokratike turke 12.2023 euro.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi rekomandoi të ndahet shuma që ndahet për secilin subjekt politik, dhe jo siç është paraparë me ligj, tërësisht të parashihet në vendim.

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se është kundër asaj dhe se nuk pranon të ndahen mjete për Listën serbe. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR