• e premte, 16 gusht 2024

SHBA-ja miratoi shitjen e 600 predhave për sistemin "Patriot" të Gjermanisë

SHBA-ja miratoi shitjen e 600 predhave për sistemin

Uashington, 16 gusht 2024 (MIA) - SHBA-ja miratoi shitjen Gjermanisë të rreth 600 predhave dhe pajisjes për sistemet e saj për mbrojtje kundërajrore "Patriot" në shumë prej pesë miliardë dollarëve, transmetoi Hina.

Shitja nga Uashingtoni "do ta konsolidojë politikën e jashtme dhe sigurinë nacionale të SHBA-së përmes përforcimit të sigurisë së aleatëve të NATO-s të cilët janë gjithashtu fuqo e rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe politik në Evropë", ceket në kumtesën e Agjencisë amerikane për bashkëpunim mbrojtës-DSCA.

Transaksioni "do ta përmirësojë aftësinë e Gjermanisë për t'u përballur me kërcënimet e tanishme dhe të ardhshme dhe do t'i rrisë aftësitë mbrojtëse të forcave të saja të armatosura", shtuan nga DSCA.

Pasi që Departamenti i Shtetit e miratoi marrëveshjen, sipas rregulaltivës ligjore në SHBA, DSCA i dërgoi njoftim Kongresit, organ që në fund duhet të japë dritë të gjelbër.

Gjermania i dhuroi disa sisteme "Patriot" Ukrainës, infrastruktura e së cilës rregullisht është cak i aeroplanëve rusë dhe fluturakeve pa pilot dhe për të cilën nevojiten më shumë resurse për mbrojtje ajrore.

Pas shprëthimit të invazionit rus në Ukrainë në vitin 2022, Berlini u bë furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin, pas Uashongtonit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR