• e martë, 13 gusht 2024

Protestë e shqiptarëve në Bujanoc, kërkojnë të drejta më të mëdha

Protestë e shqiptarëve në Bujanoc, kërkojnë të drejta më të mëdha

Bujanoc, 12 gusht 2024 (MIA) - Sot në Bujanoc është mbajtur protestë e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH), e cila ndër të tjera ka kërkuar “ndalimin e pasivizimit të adresave të vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë”, si dhe prania e tyre më e madhe në institucionet dhe kompanitë shtetërore.

Kryetari i Këshillit, Nevzad Lutfiu, theksoi se komuniteti shqiptar po përballet me problemin e nostrifikimit të diplomave edhe në Serbi. Ai shtoi se protestat do të vazhdojnë.

Sipas tij, nga 24 komunitetet pakicë në Serbi, në pozitën më të keqe janë shqiptarët dhe ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t'i shqyrtojë kërkesat e tyre.

Në tubimin është lexuar edhe një deklaratë me të cilën kërkohet zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar në mes të Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve, veçanërisht për pjesën që ka të bëjë me integrimin e tyre, shkruan portali "Bujanovçke". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR