• e martë, 22 tetor 2024

Pesë të vdekur në një shtëpi në Sietëll, i dyshuar një 15-vjeçar

Pesë të vdekur në një shtëpi në Sietëll, i dyshuar një 15-vjeçar

Sietëll, 22 tetor 2024 (MIA) - Pesë persona janë vrarë në një shtëpi në afërsi të Sietllit, ndërsa për vrasjen i dyshuar është një 15-vjeçar, kumtuan sot autoritetet e shtetit federal të Uashingtonit.

Dy të rritur dhe tre fëmijë janë vrarë, ndërsa një vajzë është plagosur në këmbimin e zjarrit në qarkun King, kumtoi policia.

Zëdhënësi i Sektorit të Sherifit, Majk Melis, në vendin e ngjarjes deklaroi se i dyshuari është arrestuar pa incidente.

Tani për tani nuk dihet motivi i krimit, as nëse të gjithë të involvuarit në këtë ngjarje tragjike janë të lidhur me familjen.

Policia mori disa thirrje për të shtëna në një shtëpi në Fol Siti, rreth 10 milja në lindje të Sietllit.

Para se të arrijnë mjekët në vendin e krimit, të lënduarve u është ofruar ndihma e parë nga fqinjët.

I dyshuari 15-vjeçar është mbajtur në sektorin e paraburgimit për të mitur dhe sot apo nesër duhet të paraqitet para gjykatës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR