• e mërkurë, 23 tetor 2024

Tajani propozoi konferencë për rindërtimin e Rripit të Gazës

Tajani propozoi konferencë për rindërtimin e Rripit të Gazës

Peskara, 22 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Punëve të Jashtëm, Antonio Tajani sot në mbledhjen me ministrat për zhvillim të G7 në Peskara, paraqiti mundësinë për organizimin e konferencës për rindërtimin e Rripit të Gazës. 

"Tërë popullatën civile, pa dallim kombësie, duhet ndihmuar dhe besoj se mundemi të dërgojmë sinjal të qartë, pasi me praninë e tre bashkëbiseduesve kryesorë, përfaqësues të Izraelit, Libanit dhe Palestinës, të cilët do të takohen me vendet e G7, shpresoj se mundemi të bëjmë një hap përpara", tha Tajani në margjinat e takimit. 

Agjencia Ansa dje njoftoi se Tajani është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në Jerusalem dhe bëri thirrje për armëpushim në Liban dhe në Rripin e Gazës. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR