• e martë, 24 dhjetor 2024

Blinkeni në takimin me Netanjahun bëri thirrje që Izraeli t'i rrisë përpjekjet për lirimin e pengjeve dhe të lejojë ndihmë më të madhe në Gazë

Blinkeni në takimin me Netanjahun bëri thirrje që Izraeli t'i rrisë përpjekjet për lirimin e pengjeve dhe të lejojë ndihmë më të madhe në Gazë

Tel Aviv, 22 tetor 2024 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken në takimin e sotëm me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, bëri thirrje që Izraeli t’i shfrytëzojë mundësitë të cilat u paraqitën pas vdekjes së liderit të grupit radikal palestinez “Hamas”, Jahja Sinvar, që të sigurohet lirimi i pengjeve izraelite, të cilët i mban “Hamasi” në Rripin e Gazës nga fillimi i konfliktit izraelit – palestinez më 7 tetor të vitit të kaluar, dhe t’i japë fund konfliktit, informuan agjencitë e huaja, duke iu referuar një kumtese të Departamentit amerikan të Shtetit. 

“Gjatë javëve të kaluara nuk pati negociata për përfundimin e luftës sepse Sinuar refuzonte të negocionte”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler javën e kaluar. 

Gjithashtu sot Blinkeni e theksoi nevojën që Izraeli të lejojë ndihmë më të madhe humanitare në Rripin e Gazës, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit të publikuar pas takimit të diplomatit më të lartë amerikan me kryeministrin izraelit. 

Blinkeni është në vizitën e 11-të në Lindjen e Afërt nga fillimi i luftës në Gazë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR