• e premte, 25 tetor 2024

Guteresh ka mbërritur në Kazan në samitin e BRIKS në Rusi, nesër takim me Putinin

Guteresh ka mbërritur në Kazan në samitin e BRIKS në Rusi, nesër takim me Putinin

Moskë, 23 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, sot në mëngjes ka mbërritur në Kazan të Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRIKS, njoftuan autoritetet lokale në Telegram.

Ai është pritur nga kreu i Parlamentit të Republikës Ruse Tatarstan, Farid Muhameçin.

Sekretati i përgjithshëm i KB-së do të takohet me "një numër të madh liderësh, të cilët marrin pjesë në Samit", njoftuan nga KB-ja.

Kremlini paralajmëroi se Guteresh nesër do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, takimi i parë i këtillë i mbajtur në territorin rus nga prilli i vitit 2022. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR