• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinkeni paralajmëron ndihmë shtesë prej 135 milionë dollarë për Gazën

Blinkeni paralajmëron ndihmë shtesë prej 135 milionë dollarë për Gazën

Doha, 24 tetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot paralajmëroi ndihmë të re prej 135 milionë dollarë për palestinezët dhe deklaroi se është jetike që kjo ndihmë të arrijë në Gazë.

Blinken këtë e tha në Katar ku arriti sot si pjesë e vizitës së tij të 11-të në rajon që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.

SHBA-ja po bën presion ndaj Izraelit që të lejojë më shumë ndihma humanitare për të arritur në enklavën palestineze e cila është e shkatërruar nga lufta. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR