• e premte, 25 tetor 2024

Izraeli pohon se është vrarë Hashem Safiedin, trashëgimtari i pritur i liderit të Hezbollahut

Izraeli pohon se është vrarë Hashem Safiedin, trashëgimtari i pritur i liderit të Hezbollahut

Jerusalem, 23 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite mbrëmë ka konfirmuar se është vrarë Hashem Safiedin, trashëgimtari i pritur i liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah.

Sipas raportit të ushtrisë, ai është vrarë në një sulm ajror në Bejrut në fillim të tetorit.

"Tani mund të konfirmojmë se Hashem Safiedin, lideri i Këshillit ekzekutiv të organizatës Hezbollah, është vrarë në një sulm rreth tre javë më parë” në periferinë jugore të Bejrutit, bëri të ditur ushtria.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, është vrarl në fund të shtatorit në një sulm ajror izraelit ndaj selisë nëntokësore të Hezbollahut në periferinë jugore të Bejrutit, Dahija. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR