• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Eurodeputetët e miratuan kredinë e BE-së për Ukrainën në vlerë prej 35 miliardë eurove

Eurodeputetët e miratuan kredinë e BE-së për Ukrainën në vlerë prej 35 miliardë eurove

Bruksel, 22 tetor 2024 (MIA) - Parlamenti evropian në mbledhjen e sotme në Strasburg me 518 vota "për", 56 "kundër" dhe 61 "të përmbajtur" e miratoi pakon e re për ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, të quajtur Mekanizmi ukrainas për bashkëpunim të ndërsjelltë, i cili parasheh pagesë të kredisë për vendin në shumë prej 35 miliardë eurove.

Kredia është pjesë e pakos së dakorduar në nivel të G7-shit në qershor të këtij viti për ndihmë financiare për Ukrainën në shumë të përgjithshme prej rreth 45 miliardë euro (50 mijë dolalrë amerikanë). Shuma që do ta paguajë BE-ja mund të jetë edhe më e vogël varësisht nga vlera e kredisë që do t'i ndajnë partnerët e tjerë të Unionit nga G7.

Është paraparë servisimi dhe pagesa e kredisë të përfundojë nga të ardhurat e ardhshme nga prëfitimet nga mjetet e ngrira të Bankës qendrore ruse në BE. Mjetet nga kredia do t'i paguhen Ukrainës deri në fund të vitit 2025.

Pagesa e mjeteve nga kredia është kushtëzuar me "përkushtim të vazhdueshëm" të Ukrainës ndaj mirëmbajtjes së mekanizmave efikas demokratik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e kushteve të caktuara në memorandumin për mirëkuptim.

Para votimit, raportuesi për këtë çështje, eurodeputetja liberale suedeze Karin Karlsbro deklaroi se në kushte kur Ukraina vazhdon t'i kundërpërgjigjet agresionit rus dhe qytetarët e saj të guximshëm luftojnë jo vetëm për mbijetesën dhe lirinë e vet, por edhe për mbrojtje të demokracisë, të drejtave të njeriut, lriisë dhe të drejtës ndërkombëatre për të gjithë, i nevojitet mbështetje e madhe dhe urgjente financiare.

"Rusia duhet të paguajë për sulmin ndaj ukrainasve dhe shkatërrimin brutal të infrastrukturës, qyteteve, fshatrave dhe shtëpive në vend. Barrën e ripërtëritjes së Ukrainës do ta mbajnë përgjegjësit për shkatërrimin e saj, përkatësisht Rusia", theksoi Karlsbro.

Mekanizmin ukrainas për bashkëpunim të ndërsjelltë tashmë e mbështetën vendet anëtare të Unionit dhe pas miratimit të tij në Parlamentin evropian, nevojitet edhe miratimi formal nga ana e Këshillit të BE-së. Rregullativa për Mekanizmin do të hyjë në fuqi ditën e ardhshme pas publikimit të tij në Gazetën zyrtare të BE-së.

Komisioni evropian muajin e kaluar paralajmëroi se do t'i miratojë Ukrainës kredi në vlerë prej 35 miliardë eurove, si pjesë e planit për ndihmë financiare të G7-shit, që do të financohet nga mjetet e ngrira shtetërore ruse. Vendimi për pagesën e kredisë pasoi pasi që vendet anëtare të BE-së u dakorduan për shfrytëzim të përfitimit nga mjetet e ngrira ruse për mbështetje ushtarake dhe ripërtëritje të Ukrainës.

Pas agresionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, BE-ja ngriu përafërsisht 210 miliardë euro mjete nga Banka qendrore e Rusisë që ndodhet në vendet evropiane. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR