Galant: Izraeli dhe SHBA-ja duhet së bashku të veprojnë kundër huthëve jemenas
- Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, deklaroi sot se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë së bashku kundër huthëve jemenas, që, sipas tij, do të ishte praktikë për veprim të përbashkët kundër Iranit.
Tel-Aviv, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, deklaroi sot se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë së bashku kundër huthëve jemenas, që, sipas tij, do të ishte praktikë për veprim të përbashkët kundër Iranit.
"Duhet të bëjmë më shumë kundër huthëve, udhëheqësve të tyre dhe serisë së sulmeve të tyre me raketa", tha Galant gjatë një vizite në shkollën Ramat Gan, e cila u godit nga një raketë e lëshuar nga huthët javën e kaluar, raportoi "Tajms of Izrael".
Ish-ministri i Mbrojtjes, në të cilin pozicion muajin e kaluar erdhi Izrael Kac, tha se veprimi i përbashkët izraelit-SHBA kundër huthëve "do të ketë një efekt praktik për një kohë të shkurtër".