• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 13 të vdekur dhe 57 të plagosur në sulmin e djeshëm izraelit në Bejrut

Të paktën 13 të vdekur dhe 57 të plagosur në sulmin e djeshëm izraelit në Bejrut

 Bejrut, 22 tetor 2024 (MIA)  - Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 57 janë plagosur në një sulm izraelit në Bejrut, afër spitalit më të madh shtetëror të Libanit, është numri i ri zyrtar nga sulmi i djeshëm.

 Mes të vdekurve, siç raportohet, është edhe një fëmijë.

 Spitali Rafik Hariri, i cili u dëmtua nga sulmi, ndodhet në periferi të periferisë jugore të Bejrutit, i cili është gjithashtu një bastion i lëvizjes pro-iraniane Hezbollah.

 Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 17 të plagosur janë shtruar në spital dhe shtatë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

 Të paktën 1.489 njerëz janë vrarë në Liban që nga 23 shtatori, kur sulmet izraelite ndaj objektivave të Hezbollahut u intensifikuan, raportojnë mediat franceze, duke cituar burime zyrtare.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR