• e martë, 22 tetor 2024

Gjykata ruse njoftoi se hetuesi francez Loran Vinatier ka apeluar dënimin e tij prej 3 vitesh

Gjykata ruse njoftoi se hetuesi francez Loran Vinatier ka apeluar dënimin e  tij prej 3 vitesh

Moskë, 22 tetor 2024 (MIA) - Hetuesi francez Loran Vinatier apeloi dënimin e tij prej tre vitesh burg për shkelje të ligjit për "agjentë të huaj" në Moskë, një rast i dënuar nga Parisi. Për kërkesën e tij njoftoi gjykata ruse.

Vinatier (48), i cili punon për organizatën joqeveritare zvicerane për ndërmjetësim në konflikte, është një nga disa persona të Perëndimit të cilët u arrestuan në Rusi pasi Moska e filloi ofensivën e saj për Ukrainën në vitin 2022.

"Apeli kundër vendimit u regjistrua më 21 tetor," njoftoi gjykata në faqen e saj të internetit, një javë pasi dënoi Vinatierin, i cili u deklarua fajtor dhe tha se nuk e dinte se duhej të ishte regjistruar si "agjent i huaj" - një përcaktim që pothuajse përdoret ekskluzivisht kundër kritikëve vendas rusë të Kremlinit.

Ai në qershor u arrestua në Moskë, ndërsa gjithashtu ishte akuzuar për mbledhjen e informatave për armatën ruse.

Presidenti francez Emanuel Makron kërkoi që Rusia ta lirojë Vinatierin, arrestimi i të cilit erdhi  pasi u rritën tensionet ndërmjet Parisit dhe Moskës për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Vendet perëndimore akuzuan Moskën se arreson qytetarë të tyre me akuza të pabaza për t'i shfrytëzuar për shkëmbimin e të burgosurve.

Në muajin gusht Rusia dhe Perëndimi mbajtën shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR