• e martë, 24 dhjetor 2024

FBI hulumton rrjedhën e informacioneve për planin e Izraelit për të sulmuar Iranin

FBI hulumton rrjedhën e informacioneve për planin e Izraelit për të sulmuar Iranin

Uashington, 22 tetor 2024 (MIA) - Byroja Federale e Hulumtimeve (FBI) po hulumton publikimin e dokumenteve të inteligjencës top sekrete të cilët përshkruajnë përgatitjet e Izraelit për një sulm hakmarrës ndaj Iranit, kumtoi sot Byroja.

"FBI po hulumton akuzat për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara dhe po punon ngushtë me partnerët tanë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjencitë e inteligjencës", thuhet në kumtesë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, dje deklaroi se nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për sulm kibernetik apo rrjedhje informacioni, dhe se presidenti Xho Bajden po ndjek zhvillimin e hetimeve.

"Ne nuk jemi të sigurt se si këto dokumente dolën në publik. Presidenti është thellësisht i shqetësuar për çdo rrjedhojë të informacionit të klasifikuar. Kjo nuk duhet të ndodhte, ndërsa është e papranueshme kur ndodh", tha Kirbi.

Sipas mediave amerikane, dokumentet janë përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeohapësinore dhe i referohen planifikimit të aviacionit dhe marinës izraelite sipas imazheve satelitore nga 15 dhe 16 tetor. Informacionet javën e kaluar u shfaqën në rrjetin social Telegram. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR