• e premte, 25 tetor 2024

Hezbollahu përjashton negociata derisa vazhdojnë luftimet me Izraelin

Hezbollahu përjashton negociata derisa vazhdojnë luftimet me Izraelin

Bejrut, 22 tetor 2024 (MIA) - Grupi militant libanez Hezbollah kumtoi se nuk do të ketë bisedime derisa luftimet me Izraelin vazhdojnë dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dron në rezidencën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Grupi konfirmoi tërësisht e ndërmerr përgjegjësinë për sulmin, deklaroi Mohamed Afif, zëdhënës i lëvizjes së mbështetur nga Irani. Izraeli më herët raportoi për atentat ndaj Netanjahut me një dron, që e përshkroi si një "gabim serioz".

Hezbollahu gjithashtu pranoi se Izraeli kishte kapur disa nga luftëtarët e tij në një operacion tokësor të nisur në Libanin jugor. Grupi theksoi se planifikon gjithashtu që në një ardhme të afërt të robërojë ushtarë izraelitë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR