• e martë, 24 dhjetor 2024

Pas arrestimit të Metës, takim i Nensi Van Horh me ministrin Hoxha

Pas arrestimit të Metës, takim i Nensi Van Horh me ministrin Hoxha

Tiranë, 22 tetor 2024 (MIA) - Ushtruesja e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nensi Van Horn, vetëm një ditë pas arrestimit të Ilir Metës, sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha.

"Takimi nuk zgjati më shumë se 20 minuta. Shkaqet e kësaj vizite ende nuk dihen, por një takim i tillë zhvillohet një ditë pas arrestimit të ish presidentit, aktualisht lider i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me urdhër të SPAK-ut. Para arrestimit të tij, Van Horn u takua me prokurorin e posçaëm kryesor të SPAK-ut, Altin Dumani, me të cilin takimi zgjati rreth një orë", njofton Report Tv.

Përmes kumtesës në aplikacionin X, Ambasada amerikane kumtoi se Van Horn "vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen me sukses të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta".

Meta, i cili aktualisht është në paraburgim, sipas dispozitave ligjore në fuqi, brenda 72 orëve duhet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Për veprat për të cilat akuzohet ai mund të dënohet me 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR