• e enjte, 26 dhjetor 2024

India e gatshme për ndihmë për zgjidhje paqësore të konfliktit Rusi-Ukrainë

India e gatshme për ndihmë për zgjidhje paqësore të konfliktit Rusi-Ukrainë

Kazanj, 22 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri indian Narendra Modi sot theksoi se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, ndërsa India është e gatshme ta ofrojë tërë ndihmën e mundshme për këtë.

"Besojmë se problemet duhet të zgjidhen në rrugë paqësore dhe ne mbështesim plotësisht vendosjen me kohë të paqes dhe stabilitetit. Në të gjitha përpjekjet tona, prioriteti ynë është humanizmi dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë në të ardhmen", tha Modi në takim me presidentin rus Vlladimir Putin në margjinat e Samitit të BRIKS-it në Kazanj. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR