• e hënë, 01 korrik 2024

OKB: Amvisëritë në botë në ditë hedhin një miliard vakte

OKB: Amvisëritë në botë në ditë hedhin një miliard vakte

Nju Jork, 27 mars 2024 (MIA) – Në vitin 2022, amvisëritë në botë kanë hedhur pa nevojë rreth një miliard vakte në ditë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, të cilat sot e dënuan “tragjedinë” me hudhjen e ushqimit në botë.

Në raportin e Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor (UNEP) për indeksin e mbetjeve nga ushqimi theksohet se pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve, 60 për qind, vjen nga amvisëritë.

Rreth 28 për qind e ushqimeve të hedhura është nga restorantet, ndërsa 28 për qind nga supermarketet, kasapët dhe dyqanet e tjera.

"Hedhja e ushqimeve është një tragjedi globale. Miliona njerëz në mbarë botën do të mbeten të uritur sot, sepse ushqimi shçenzohet kot, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNEP, Inger Andersen.

Riçard Svanell nga organizata joqeveritare VRAP (WRAP), e cila mori pjesë në përgatitjen e raportit, vuri në dukje se një vakt në ditë nga ushqimi i hedhur, mund të ushqejë të gjithë 800 milionë njerëzit që vuajnë nga uria në botë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR