• e martë, 22 tetor 2024

Në një sulm rus me drone mbi Sumin janë vrarë tre civilë

Në një sulm rus me drone mbi Sumin janë vrarë tre civilë

Kiev, 2 2tetor 2024 (MIA) - Tre civilë, mes të cilëve dhe një fëmijë kanël humbur jetën gjatë natës në një sulm me dron rus në një zonë banimi në qytetin ukrainas Sumi, deklaroi guvernatori rajonal Ihor Kalçenko, raportuan mediat ukrainase.

"Tre persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm natën nga dronët e armikut në ndërtesat e banimit", tha Kalçenko në një mesazh në kanalin Telegram.

Guvernatori shtoi se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë në Sumi këtë mëngjes, raporton Ukrinform.

"Sot në mëngjes armiku ka goditur një ndërtesë banimi dhe objekte infrastrukturore vitale. Pasojat e sulmit të mëngjesit janë duke u përcaktuar", tha një zyrtar ukrainas.

Administrata ushtarake e këtij rajoni njoftoi se forcat ukrainase kanë rrëzuar 25 dronë rusë mëngjesin e sotëm, transmeton Ukrinform. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR