Misheli anulon vizitën e sotme në Podgoricë
- Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Misheli e ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Malin e Zi, ndërsa bisedimet e planifikuara do t'i mbajë me presidentin e Malit të Zi Jakob Milatoviq në Bruksel.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:04, 1 korrik, 2024
![Misheli anulon vizitën e sotme në Podgoricë](https://new.mia.mk/images/20240701084226_big_730x400_90.webp )
Buksel, 1 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Misheli e ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Malin e Zi, ndërsa bisedimet e planifikuara do t'i mbajë me presidentin e Malit të Zi Jakob Milatoviq në Bruksel.
"Kemi rënë dakord që të takohemi në Bruksel të martën (2 korrik). Me rëndësi është që Mali i Zi të mbetet i fokusuar në rrugën evropiane" ka shkruar Mishel në platformën X. Burime nga Këshilli Evropian konfirmuan se Misheli e anuloi vizitën e planifikuar në Mal të Zi më 2 dhe 3 korrik "për të siguruar bisedime të suksesshme me bashkëbiseduesit kryesorë në vend, të cilët nuk duhen të jenë nën hijen e zhvillimeve të fundit”, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Zëdhënësi i Këshillit Evropian theksoi se është e rëndësishme që Mali i Zi të qëndrojë në rrugën drejt BE-së, pas konferencës së rëndësishme ndërqeveritare për IBAR-in pozitiv.
Sipas agjendës së planifikuar më parë, Misheli duhej të takohej me presidentin e shtetit Jakob Milatoviq në Podgoricë më 2 korrik, ndërsa një ditë më vonë me kryeministrin Milojko Spajiq si dhe me kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq, duke përfshirë edhe fjalimin para deputetëve të Kuvendit.
Nga RSE theksojnë se vizita u anulua pasi Kuvedndi i Malit të Zi më 28 qershor e miratoi Rezolutën për gjenocid në Jasenovac. qa