• e martë, 20 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 19 gusht/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër i priti gjeneral - major Gregori Najt, komandant i Gardës Kombëtare të Uermont dhe zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Uarns, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin gjithpërfshirës të shtetit tonë me Gardën Kombëtare të Uermont, si pjesë e rëndësishme e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe mbështetjes së vazhdueshme të cilën SHBA-ja nga fillimi i pavarësisë ia jep integrimeve euroatlantike të shtetit tonë, zhvillimit të saj demokratik, sigurisë dhe qëndrueshmërisë. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në faqen e tij në Fejsbuk njoftoi se është pozitiv në Kovid-19.  Siç informon ministri, këtë javë detyrat e punës do t'i kryejë nga shtëpia, deri sa të zhduken simptomat. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se pacientja e vdekur, për të cilën në publik dolën informacionse se nuk ishte pranuar në kujdes intensiv në Klinikën Infektive, ishte me leukemi akute dhe trajtohej në Klinikën e Hematologjisë "sipas të gjitha protokolleve dhe sipas të gjitha rregulloreve siç duhet të trajtohet pacient me sëmundje të tilla". 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi se nuk ka asnjë informacion në lidhje në rastin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti pas arratisjes së Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak, por se kushdo që nuk ka vepruar siç duhet, duhet të mbajë përgjegjësi.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot informoi se kriteri i parë për punësimin e specializantëve privat është aty ku ka më shumë deficit.  "Deficit më të madh kemi në brendinë e vendit dhe do t'u japim përparësi atyre vendeve, pra atyre që vijnë nga qytetet e Kumanovës, Strumicës, Tetovës, Kërçovës. Më pas, do të ketë specializantë që janë drejt fundit të specializimit. Pra, përparësi do të kenë ata që janë në vitin e gjashtë, të pestë, të katërt. Mund të ketë përjashtime, nëse kemi deficit të madh diku në një nga qytetet, por në përgjithësi do të kenë përparësi", iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve pas vizitës në ambientet e Kryqit të Kuq në Shkup.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot e vizitoi Kryqin e Kuq në Shkup, me rastin e promovimit të partneritetit të tyre në lidhje me transportin sanitar. Në deklaratën për media Taravari tha se sot në Ditën ndërkombëtare të humanizmit po promovojnë një projekt të titulluar “Të veprojmë në mënyrë njerëzore”.

Shkup - LSDM do të fitojë kur të ndryshojë sjelljen e saj ndaj anëtarëve dhe t'i riafirmojë fuqishëm vlerat socialdemokrate, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për “Fokus”. Ai shton se platforma e re është e një rëndësie vendimtare për ngritjen e partisë, por dhe se duhet të bëjë riorganizimin dhe demokratizimin e partisë.

Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski ka thënë se qëllimi i paralajmërimeve për ndryshime në tregun e telekomunikacionit me mundësinë e hyrjes së operatorit të tretë celular është që qytetarët të marrin shërbime më cilësore për më pak para, sepse sipas tij, “me duopolin aktual çmimet jo vetëm që janë ulur, por janë në rritje".

Shkup - Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) Koce Trajanovski shpreson se para Vitit të Ri do t'i nxjerrin në terren "Behtel dhe Enka" me aktivitete për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d pasi të ketë përfunduar më parë shpronësimi dhe dislokimi i nevojshëm i linjave elektrike dhe telekomunikacionit.

Gostivar - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot ka qenë për vizitë pune në komunën e Vrapçishtit dhe është njohur me realizimin e deritanishëm të projektit "Mbrojtja ndërkufitare nga zjarri - Fireshield" financuar nga programi i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, bartës i së cilit janë dy komunat e Maqedonisë së Veriut si dhe komuna shqiptare e Çerikut dhe OJQ Karitas nga Shqipëria.

Shkup - Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP "Higjiena Komunale" – Shkup kanë realizuar një sërë aktivitetesh për ngritjen e mbeturinave nga deponitë e egra në më shumë komuna të Shkupit. "Janë larguar gjithsej 50 metra kub mbetje të vendosura në rrugët Skupi dhe Moskovska - në komunën Karposh të Shkupit, rrugën Nikolla Pushkarov (në afërsi të komunës së vjetër) - në komunën Gjorçe Petrov, si dhe në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e Plastikave)- në komunën Çair", njoftojnë nga Ndërmarrjet publike. 

Stamboll - Policia turke sot ka filluar një “hetim të madh” pasi një palestinez është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën teksa ishin ulur në automjetet e tyre në Stamboll. Agjencia turke e lajmeve bën të ditur se gjatë të shtënave të mbrëmshme ka humbur jetën një burrë i ulur në sediljen e shoferit, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë.

Ankara - Shefi i Zyrës së komunikimit të presidentit të Turqisë, Fahretin Altun dënoi sulmin izraelit ndaj ekipit të reporterëve të TRT në Gazë, raportojnë mediat turke. Altun në rrjetet sociale tha se Izraeli sulmon edhe gazetarët.

Bruksel - Ilaçi kundër virusit "Tecovirimat" nuk zvogëlon kohëzgjatjen e lezioneve tek fëmijët dhe të rriturit e infektuar me mpoks të tipit 1 në Republikën Demokratike të Kongos (DR Kongo), zbuluan hulumtuesit nga DR Kongo dhe SHBA-ja. Tipi 1 përfaqëson një tip më të rrezikshëm në krahasim me atë të llojit 2 i cili shkaktoi epidemi në vitin 2022 dhe shoqërohet me forma më të rënda të sëmundjes dhe shkallë më të lartë të vdekjeve.

Moskë - Jurij Ushakov, ndihmës i presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se sulmi ukrainas në rajonin Kursk nënkupton se Moska tani nuk është e gatshme për bisedime paqësore.  Në një video deklaratë të cilën e transmetoi agjencia e lajmeve Shot, Ushakov tha se Rusia nuk heq dorë nga propozimet e saj të mëparshme për paqe.

Moskë - Rusia ka konfirmuar se Ukraina ka sulmuar edhe urën e tretë në rajonin e Kurskut, pas së cilës forcat ukrainase nisën një invazion tokësor gati dy javë më parë. Sipas hetuesve rusë, Ukraina dje në mbrëmje sulmoi dhe dëmtoi një urë në lumin Sejm.

Hagë - Pas një pauze njëmujore, sot para gjykatës speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj katër ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në seancën e cila do të jetë e hapur për publikun, është caktuar dëshmia e një dëshmitari pa masa mbrojtëse i cili do të jetë dëshmitari i 78-të i prokurorisë që nga fillimi i gjykimit më 3 prill të vitit të kaluar.

QËNDRONI TË LIDHUR