• e martë, 20 gusht 2024
MIA FLESH

09:00 / 19 gusht / 2024

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski sot do të vizitojnë komunën e Kavadarit. Siç informojnë nga Pres shërbimi i Ministrisë së Transportit, Nikolloski dhe Trajanovski do të mbikëqyrin aktivitetet ndërtimore në rrugën "Gjorgi Sokolov".

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot do ta vizitojë Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, vizita është me rastin e promovimit të partneritetit me Kryqin e Kuq për automjetet e transportit sanitar.

Shkup - Koalicioni Vlen reagoi lidhur me akuzat se kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ishte me veturë zyrtare në një dasëm në Kosovë, duke marrë parasysh pozitën e tij të lartë dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve të sigurisë dhe protokollit shtetëror, "Gashi, sillet sipas normave të parapara me ligj dhe me protokollin e sigurisë".

Shkup - Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka vonesa të gjata, kumton LAMM. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti në komunikacion në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.

Shkup - Moti sot paradite me vranësira mesatare me erë të lehtë deri mesatare jugore. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 28 deri 35 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë 6. 

Sofje - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev para dhjetë ditësh e ngarkoi kandidaten për kryeministër teknik, Gorica Gërnçarova-Kozhareva që të formojë qeveri teknike. Pritet që sot Gërnçarova-Kozhareva të bëjë të ditur emrat e ministrave të përzgjedhur. Sipas Radevit, përbërja e qeverisë duhet të propozohet më së voni deri më 19 gusht, ndërsa zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare janë planifikuar për më 20 tetor.

Berlin - Të paktën 10 policë janë lënduar gjatë protestave të djeshme propalestineze në Berlin, njoftuan autoritetet lokale, transmeton DPA. Gjatë protestave të djeshme në lagjen qendrore "Krojcberg" ndaj policisë ishin hedhur gurë, vezë dhe shishe plastike. Një nga pjesëmarrësit ishte lënduar pasi ishte goditur në qafë nga guri, ndërsa një pjesëmarrës në kundërprotestë gjithashtu ishte goditur në kokë dhe ishte lënduar. 

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi sot se armëpushimi në Gazë është “ende i mundur” dhe siguroi se SHBA-ja nuk heq dorë nga përpjekjet për arritjen e armëpushimit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Hamasi dje fajësuan njëri-tjetrin për dështimin në përpjekjet për ndërmjetësim në arritjen e armëpushimit në momentin kur filloi vizita e sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken në Izrael.

Uashington - Uragani "Ernesto" i cili këtë fundjavë ndodhej rreth 225 kilometra në verilindje të Ishullit të Bermudës, pritet që deri në mbrëmjen e sotme të arrijë në bregun e SHBA-së dhe Kanadasë. Për shkak të madhësisë së stuhisë dhe lëvizjes së ngadaltë, erërat tropikale vazhduan edhe të dielën, deklaruan autoritetet e Ishullit të Bermudës.

Çikago - Konventa kombëtare e partisë së demokratëve në SHBA fillon sot në Çikago, Ilinois, ku delegatët dhe liderët e partisë do të mblidhen në sallën sportive "Sheshi Junajted" e njohur për nga legjenda e basketbollit Majkëll Xhordan, pas disa javësh të bujshme ku partia ndërroi kandidatin e saj presidencial.

Manila - Dy anije të rojës bregdetare filipinase u dëmtuan pasi u përplasën me objektet lundruese kineze të cilat, sipas Manilë zyrtare kanë kryer "manovra të paligjshme dhe agresive" në afërsi të ishullit kontestues Sabina në detin e Kinës Jugore, kumtuan sot autoritetet filipinase.

Palma de Majorka - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti i tregoi përshtypjet pas barazimit të mbrëmshëm me Majorkën. Kampioni aktual si mysafir në Palma de Majorka luajti vetëm 1:1 në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në La Liga.

QËNDRONI TË LIDHUR