• e martë, 20 gusht 2024
MIA FLESH

12:00 / 19 gusht  / 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot do të realizojnë takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Siç njofton Pres shërbimi i qeverisë, takimi do të mbahet në orën 15:30 në Qeveri. Pas takimit, ministri Perinski do të deklarohet për media.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të bëra nga 208 mostra të marra nga 47 pika matëse në qytet. "Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 14 deri më 19mori 208 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 208 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 stacione matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të hulumtimit, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, kumtuan nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi"-Shkup. 

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare jugore. Pasdite dhe në mbrëmje në më shumë vende do të ketë mos jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme, bubullimë, erë e përforcuar (mbi 60 km/h) dhe breshër.

Nju Delhi - Kryeministri i Indisë Narendra Modi do ta vizitojë Ukrainën, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë. Kjo do të jetë vizita e parë e një lideri indian në Ukrainë pasi që forcat ruse pushtuan territorin ukrainas në vitin 2022. Një muaj më parë Modi u takua me presidentin rus Vlladimir Putin në Moskë.

Moskë - Moska pret që së shpejti të pres shefin e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi në centralin bërthamor në Kursk, ndërsa agjencia ka konfirmuar se Grosi është gati të vizitojë centralin, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë kësaj organizate ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov.

Jerusalem - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot e përcaktoi përpjekjen më të re diplomatike të Uashingtonit për arritjen e armëpushimit në Gazë si "ndoshta mundësinë më të mirë, ndërsa edhe ndoshta të fundit" për paqe dhe ju bëri thirrje të gjitha palëve që ta sjellin marrëveshjen në fund të suksesshëm.

Kiev - Presidenti i Ukrainës Volodomir Zelenski deklaroi se operacioni në zonën ruse Kursk ka për qëllim "krijimin e tampon zonës". Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas qartë ta theksojë qëllimin e sulmeve në territorin rus, transmeton "Skaj njuz". 

Çikago - Dhjetëra delegatë myslimanë dhe aleatët e tyre në Konventën kombëtare të demokratëve në Çikago do të insistojnë për ndryshime në programin e partisë dhe do të kërkojnë embargo ndaj eksporteve të armëve në Izrael, informojnë mediat amerikane.

Kartum - Në epideminë e kolerës që përfshiu Sudanin, jetën e kanë humbur të paktën 22 persona, ndërsa 354 janë infektuar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se këtë vit në Sudan deri më 28 korrik janë regjistruar 78 vdekje nga kolera, ndërsa nga 1 janari deri më 28 korrik nga kjo sëmundje janë infektuar më shumë se 2.400 persona. 

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara e dënuan nivelin e "papranueshëm" të dhunës ndaj punonjësve humanitarë, që u bë i zakonshëm, me çka numër rekord prej 280 punonjësve janë vrarë në mbarë botën në vitin 2023. KB-ja paralajmëron se lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë mund të shkaktojë numër edhe më të madh të rasteve të tilla të vdekjes këtë vit. 

Kartum - Në epideminë e kolerës që përfshiu Sudanin, jetën e kanë humbur të paktën 22 persona, ndërsa 354 janë infektuar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se këtë vit në Sudan deri më 28 korrik janë regjistruar 78 vdekje nga kolera, ndërsa nga 1 janari deri më 28 korrik nga kjo sëmundje janë infektuar më shumë se 2.400 persona. 

Mançester – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola vlerëson se Erling Haland ka pasur një verë të mirë. Në ndeshjen e djeshme të xhiros së parë të Premier ligës kundër Çellsit (2:0), Haland hapi rezultatin në minutën e 18-të.

QËNDRONI TË LIDHUR