• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 18 gusht/ 2024

Ohër - Festa e sotme është përkujtim se askush nuk na liroi, por ne e çliruam veten. Shteti maqedonas nuk u dhurua, por u fitua dhe u fitua me një luftë të vështirë dhe të drejtë nacionalçlirimtare... Ju, ushtarët dhe oficerët, kadetët dhe veteranët e ushtrisë jeni rojtarët e vërtetë të trashëgimisë, shtetit maqedonas të lirë që para 80 viteve ia lanë KAÇKM-së paraardhësit tanë të guximshëm. Këtë e theksoi presidentja dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, në fjalimin e saj para të pranishmëve në ceremoninë qendrore me rastin e 18 gushtit - Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut që u mbajt sot në Ohër.

Shkup - Në Qendrën për stërvitje në ujë në Ohër, sot me fillim nga ora 10:00, në prani të krerëve më të lartë ushtarak dhe shtetëror, do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 18 gushtit. Dita e Armatës dhe 32 vjetori i formimit të saj. Të pranishmëve do t'u drejtohet presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e 18 gushtit - Ditës së Armatës, ka dërguar urim për pjesëtarët e Armatës. "Gëzuar festën të gjithë ushtarëve të guximshëm. Përkushtimi dhe guximi juaj i palodhshëm ruan lirinë dhe sigurinë tonë. Me çdo hap që hidhni, ne ndjejmë krenari dhe mirënjohje. Faleminderit për sakrificën dhe shërbimin tuaj të pamasë. Gëzuar Ditën e ARM-së", shkruan Mickoski në postimin në "Fejsbuk".

Shkup - Me rastin e 18-të Gushtit - Ditës së Armatës, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dërgoi urim dhe falënderim te të gjithë pjesëtarët e Armatës të cilët shërbejnë me nder, guxim dhe përkushtim të palëkundur.

Shkup - Në solemnitetin qendror me rastin e 18 Gushtit - Ditës së Armatës, sot në Ohër do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeshefit të shtatmadhorisë së Armatës nga kryeshefi i deritanishëm i SHM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski te kryeshefi i sapoemëruar i SHM-së, gjeneral-majori Sashko Lafçiski.

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Denion Mejdani. Siç theksohet në kumtesë, në takim u diskutua për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti, vërehet intensitet më i madh i automjeteve, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

 Shkup - Dyzet e dy zjarre ka evidentuar Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) gjatë  24 orëve të fundit. Siç njoftuan nga QMK, nga numri i përgjithshëm i zjarreve të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, 11 janë aktive, ndërsa gjashtë janë nën kontroll. 

Dibër - Pasi është vënë nën kontroll dje pasdite, zjarri i madh në malin Stogovë, mbi fshatin Gari të Dibrës, është lokalizuar plotësisht, ka konfirmuar për MIA-n, Xhetan Miftaroski, komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Dibër. "Zjarri mbi fshatin Gari, në malin Stogovë, dje është vënë nën kontroll dhe sot është lokalizuar plotësisht. Meqë bie shi, nuk ka rrezik që të ndizet sërish", tha Miftaroski.

Lajpcig - Më shumë se 30 persona u lënduan pasi mbrëmë u djeg një rrotë panoramike në festivalin "Hajfild" në afërsi të qytetit gjerman Lajpcig në pjesën lindore të vendit, lajmëroi DPA duke i'u referuar policisë. Sipas informatave të para, të gjitha viktimat kanë thithur tym pasi dy kabina kanë marrë flakë në rrotë, tha zëdhënësja e policisë.

Paris - Aktori francez Alen Delon ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi AFP, duke iu referuar deklaratës të tre fëmijëve të tij, transmeton BTA. "Alen Fabien, Anushka, Entoni si dhe (qeni i tij) Lubo   me pikëllim të madh njoftojnë për vdekjen e babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Dukatë, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij. Familja e tij kërkon me mirësi që të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe tejet të dhimbshme dhimbjeje", thuhet në deklaratë.

 Kiev - Rusia e nënshtroi kryeqytetin ukrainas Kiev në sulmin e tretë me raketa balistike këtë muaj, sipas të dhënave paraprake se të gjitha raketat janë shkatërruar kur i janë afruar qytetit, bëri të ditur administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas, cituar nga mediat ukrainase.

 Minsk - Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko deklaroi sot se Ukraina ka vendosur më shumë se 120.000 trupa përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe se si kundërpërgjigje Minsku ka dërguar formacione ushtarake përgjatë gjithë kufirit të saj, raportojnë mediat ruse.

Minsk - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko   sot deklaroi se Ukraina ka vendosur më shumë se 120.000 trupa përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe se si kundërpërgjigje Minsku ka vendosur pothuajse një të tretën e forcave të tij të armatosura përgjatë gjithë kufirit të përbashkët, raportojnë mediat bjelloruse. Ai nuk saktësoi saktë se sa trupa janë vendosur përgjatë kufirit. 

Moskë - Një tërmet me magnitudë prej 7,2 ballë sipas Shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në afërsi të bregut lindor të gadishullit rus Kamçatka, njoftoi Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane. Tërmeti ishte në një thellësi prej 51 kilometra, shtojnë nga qendra sizmike.

Moskë - Mediat shtetërore ruse raportojnë se vullkani Shiveluç shpërtheu pas një tërmeti me magnitudë 7 ballë sipas  shkallës së Rihterit që goditi bregun lindor të Rusisë. Vullkani është rreth 450 kilometra nga qyteti bregdetar Petropavlovsk-Kamçatski, i cili ka rreth 180.000 banorë, raporton Si-En-En-i.

Deir Al-Balah - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi sot se së paku 25 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në territorin palestinez që nga fillimi i Lufta midis Izraelit dhe Hamasit arriti në 40.099. Mes viktimave është një grua dhe gjashtë fëmijët e saj.

Tel Aviv - Pas përfundimit të një raundi tjetër negociatash për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, mijëra njerëz në Izrael mbrëmë dolën sërish në rrugë për të demonstruar në mbështetje të lidhjes të marrëveshjes për lirimin e pengjeve, njoftoi DPA. Në një nga mitingjet, nëna e një pengu të mbajtur nga grupi palestinez Hamas i bëri thirrje udhëheqjes së forcave izraelite të sigurisë që të parandalojnë kryeministrin Benjamin Netanjahu nga sabotimi i marrëveshjes, raportoi gazeta izraelite Aarec.

Harare - Rreth 68 milionë njerëz në Afrikën e Jugut janë të prekur nga thatësira e shkaktuar nga El Ninjo, një fenomen i motit që ka shkatërruar të korrat në të gjithë rajonin, kumtoi Komuniteti i Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADK), citojnë mediat britanike. Udhëheqësit e 16 vendeve anëtare të SADK u takuan në kryeqytetin e Zimbabve, Harare, për të diskutuar çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë ushqimore.

Teheran - Një zyrtar i lartë i lëvizjes militante palestineze Hamas, Osama Hamdan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë vullnet të vërtetë për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës. Ai tha se propozimi i SHBA-së nuk përfshin ndonjë armëpushim apo tërheqje të trupave nga Gaza, raportuan mediat iraniane, duke cituar agjencinë palestineze Shehab.

Uashington - Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, tha mbrëmë se mendon se do ta ketë më të lehtë të mposhtë kandidaten demokrate Kamala Haris sesa presidentin Xho Bajden, edhe pse disa sondazhe tregojnë se ajo ka një avantazh të vogël në garën presidenciale më 5 nëntor, njoftuan mediat britanike.

Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinkeni sot pritet të arrijë në Izrael, pasi negociatat për armëpushim në konfliktin e Gazës kanë arritur në një fazë kritike, njoftoi DPA. Blinkeni planifikon të "vazhdojë përpjekjet intensive diplomatike" në terren në Izrael, deklaroi në Uashington zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, përpara nisjes së tij. 

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje intensive, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. Temepratura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë. Indeksi UV do të arrijë 6.

QËNDRONI TË LIDHUR