12:00/ 2 mars/ 2026
Shkup - Shporta mesatare e konsumatorit që Qeveria tashmë e ka përgatitur, por ende e pret qëndrimin e punëdhnësve dhe sindikatave, do të jetë mes pikave në rendin e ditës në seancën e sotme të Këshillit ekonomik-social (KES), paralajmëroi për MIA-n ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Siç deklaroi për MIA-n të premten, në seancën e KES-it do të shpallet edhe shuma e saktë për sa do të rritet paga minimale. "Shporta mesatare e konsumatorit është vënë tashmë në rendin e ditës të KES-it, por ende nuk kemi përgjigje - propozime, vërejtje, sugjerime nga dy palët e tjera, punëdhënësit dhe sindikatat. Në këtë seancë, e cila do të mbahet më 2 mars, do ta vendos përsëri në rendin e ditës për ta diskutuar. Në fund, kur ta finalizojmë, do të publikohet një shportë konsumatori që do të bazohet në të dhëna reale nga institucionet përkatëse. Nuk do të kemi ndonjë shportë konsumatori të bërë nga ndonjë profesor ose nga disa njerëz që nuk janë relevantë, respektivisht nuk janë kontrolluar nga institucionet. Të mos bëjmë konfuzion tek qytetarët, por realisht të dinë se sa para duhet të ketë një familje me katër anëtarë për të kaluar një muaj", tha Durmishi për MIA-n.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Pas pritjes, siç informon Kabineti i presidentes do të vijojë takim kokë më kokë dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rute do të takohet edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ku më pas do t'u drejtohet deputetëve në Dhomën legjislative.
Shkup - Një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që do të mbahet nga 3 deri më 5 mars në Nikozia, Qipro. Konferenca, në kushte sfidash aktuale gjeopolitike, ka për qëllim të kontribuojë në ndërtimin e një BE-je më rezistente, më të bashkuar dhe më efikase në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë. Fokusi i Konferencës do të vihet në prioritetet dhe strategjitë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP) dhe politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes (CSDP), forcimit të ndikimit të Bashkimit Evropian në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërt, si dhe në ndërtimin e mbrojtjes evropiane më të fortë dhe me kapacitete më të larta. Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut janë kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Pavle Arsoski, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi, si dhe anëtarët e komisioneve të lartpërmendura: Oliver Spasovski dhe Rashella Mizrahi.
Shkup - NP Ujësjellës dhe Kanalizime - Shkup informoi se të gjitha 185 mostrat për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostrat për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18). "Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën nga 23.02.2026 deri më 27.02.2026 mori 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18), informojnë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime.
Londër - Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm këtë mëngjes, ndërsa indekset e bursës ranë në tregtimin e hershëm pasi SHBA-jaCdhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit gjatë fundjavës. Çmimi i naftës bruto amerikane mbrëmë u rrit deri në 8 për qind, duke arritur rreth 72 dollarë për fuçi, dhe më pas u stabilizua në 71 dollarë. Nafta bruto Brent, që shërben si referencë globale, fillimisht u rrit për mbi 12 për qind, duke arritur rreth 82 dollarë, por më pas u ul nën 78 dollarë. Çmimi i naftës Brent të premten ishte pak më shumë se 73 dollarë për fuçi, shkruan Si-En-En. Në të njëjtën kohë, indekset e bursës shënuan rënie. Fjuçersat për S&P 500, Nasdaq dhe Dow ranë për rreth një për qind. Nga ana tjetër, fjuçers marrëveshjet për kompanitë e naftës si Ekson dhe Shevron u rritën për rreth dy për qind, ndërsa aksionet e kompanive të industrisë mbrojtëse si Northrop Grumman dhe Lockheed Martin regjistruan rritje të vogla.
Vjenë – Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të KB-së (ANEB), Rafael Grosi, paralajmëroi për rrezik nga aksidenti bërthamor për shkak të përshkallëzimit të konfrontimit ushtarak në Lindjen e Mesme. “Të gjithë ne me shqetësim i ndoqëm sulmet ushtarake në Republikën Islamike Iran dhe në Lindjen e Mesme”, tha sot në mëngjes Grosi. Sipas tij nuk mund të përjashtohet mundësia nga lëshimi radiologjik me pasoja serioze, përfshirë edhe nevojën nga evakuimi i zonave të mëdha ose më të mëdha nga qytetet e mëdha. Deri më tani nuk ka indikacione se objektet bërthamore iraniane janë dëmtuar ose goditur në sulmet vijuese izraelite dhe amerikane, shtoi ai
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, është zotuar të hakmerret për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin, duke theksuar se mund të ketë më shumë viktima. "Fatkeqësisht, ndoshta do të ketë më shumë para fundit. Kjo është e vërtetë" tha Trampi në një video të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social. Ai tha se "Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t'u japë goditjen më të rëndë terroristëve që i kanë shpallur luftë qytetërimit". Ushtria amerikane publikoi se tre ushtarë u vranë, ndërsa pesë u plagosën rëndë, duke i shënuar ata si viktimat e para të operacioneve kundër Iranit.
Teheran - Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani deklaroi sot se Teherani nuk do të negociojë me SHBA-në. Pas informacioneve në mediat perëndimore në lidhje me kërkesën e Teheranit për negociata me Uashingtonin, Larixhani theksoi se Irani nuk do të negociojë me SHBA-në, transmetoi Tasnim. Herët këtë mëngjes, "Vollstrit zhurnall" publikoi se Larixhani i kishte dërguar palës omaniane planet e tij për të vazhduar negociatat me SHBA-në. SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, në një kohë kur po zhvilloheshin bisedime indirekte bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, të ndërmjetësuara nga Oman.
Bejrut – Mohamed Raad, lideri i krahut parlamentar të Hezbollahut, supozohet se është vrarë në sulmin e Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) ndaj caqeve në Liban, njoftuan sot në mëngjes stacionet televizive saudite “Al – Arabia” dhe “Al-Hadat”. Presidenti libanez Xhozef Aun deklaroi se lëshimi i raketave drejt Izraelit i dëmton përpjekjet për të shpëtuar Libanin nga konflikti rajonal, ndërsa korrespondentët e “Al – Arabia” njoftuan se të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore në Liban janë mbyllur me vendim të Ministrisë së Arsimit. Izraeli njoftoi se sulmet kanë ndodhur si hakmarrje pasi Hezbollahu gjatë natës hodhi disa raketa drejt Izraelit verior.
Teheran - Sekretari i këshillit suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani, sot deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp e ka shtyrë rajonin e Lindjes së Mesme në kaos me "fantazitë dhe iluzionet" e tij dhe se "tani ka frikë nga viktima më të mëdha midis ushtarëve amerikanë". "Përmes veprimeve të tij të gabuara, ai e ka shndërruar sloganin e tij ‘Amerika në vend të parë’ në ‘Izraeli në vend rë parë’ dhe ka sakrifikuar ushtarët amerikanë për ambiciet e Izraelit të etur për pushtet”, tha Larixhani në një publikim në platformën Iks. Ai tha se Tramp po “me gënjeshtratë reja përsëri riimponon çmimin e kultit ndaj personalitetit të tij mbi ushtarët dhe familjet amerikane".
Riad – Sipas raporteve të para, Irani me dronë "Shahed" ka sulmuar objektin “Aramko” në Ras Tanura, në Arabinë Saudite, një vend për të cilin thuhet se është një nga qendrat më të mëdha të naftës në botë. Menjëherë pas kësaj, rafineria e naftës "Saudi Aramko" ndaloi së funksionuari, publikoi "Skaj njuz Arabia". Punëtorët në fabrikat e "Aramko" po largohen nga objektet pas raportimeve për sulme iraniane.
Kuvajt - Disa aeroplanë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar në Kuvajt, pas çka të gjithë anëtarët e ekuipazhit mbijetuan, kumtoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit. Ai nuk specifikoi shkakun e aksidentit, as sa aeroplanë u rrëzuan. Një zëdhënës i MM së Kuvajtit potencoi se anëtarët e aeroplanit të rrëzuar janë gjetur dhe janë dërguar në spital, dhe të gjithë janë në gjendje stabile. Hetimi është duke vazhduar, ndërsa koordinimi po zhvillohet drejtpërdrejt midis autoriteteve kuvajtiane dhe forcave amerikane të stacionuara në vend.
Teheran – Disa mijëra shtetas të një prej vendeve anëtare të BE-së ende gjenden në Iran, deklaroi një funksionar i lartë i BE-së për vlerësimet e shërbimeve evropiane. Shumë prej tyre kanë edhe shtetësi iraniane dhe nuk është e nevojshme të largohen nga vendi, shtoi funksionari. Numri i saktë i atyre që kërkojnë evakuim nuk është publikuar. Vlerësohet se një numër shumë i madh i shtetasve të BE-së janë bllokuar në vendet rreth Iranit për shkak të anulimeve të fluturimeve të shkaktuara nga mbyllja e hapësirës ajrore.
Karakas - Liderja e opozitës në Venezuela dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Korina Maçado, mbrëmë në rrjetet sociale publikoi se planifikon të kthehet së shpejti në vend. Maçado, 58 vjeç, u largua nga Venezuela në dhjetor për të marrë Çmimin Nobel në Oslo,ndërsa për momentin është në SHBA. Spekulimet rreth kthimit të saj në Karakas kanë qenë të shumta që kur trupat amerikane rrëmbyen dhe arrestuan ish-presidentin venezuelian Nikolas Maduro më 3 janar dhe e dërguan atë në Nju Jork.
Teheran – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, deklaroi sot se edhe pse SHBA-ja dhe Izraeli filluan luftë kundër vendit të tij, Irani do të vendosë si dhe kur do të përfundojë lufta. "Kemi pasur dy dekada për të studiuar humbjet e ushtrisë amerikane në lindje dhe perëndimin tonë të menjëhershëm. Prandaj, kemi nxjerrë mësime", tha Aragçhi në një postim në platformën X, duke iu referuar pushtimeve ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan në fillim të viteve 2000, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim. Aragçi theksoi se bombardimi i Teheranit “nuk ka kurrfarë efekti” mbi aftësinë e Iranit që të zhvillojë luftë.
Dubai – Më shumë se një mijë fluturime në destinacione drejt Lindjes së Mesme janë anuluar sot për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe sulmeve hakmarrëse të Teheranit. Tashmë për të tretën ditë radhazi është i mbyllur aeroporti ndërkombëtar më i ngarkuar në Dubai. Sipas të dhënave të fundit, 1.239 fluturime janë anuluar deri mëngjesin e sotëm, ndërsa "Emirats erlajns" me seli në Dubai, "Etihad ervejz" me seli në Abu Dabi dhe "Katar ervejz" me seli në Doha së bashku kanë anuluar qindra fluturime. "Er India" dje anuloi fluturimet nga Delhi, Mumbai dhe Amritsar për në qytetet kryesore në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Kuvajt - Zjarr dhe tym po ngriten mbi Ambasadën e SHBA-së në Kuvajt pas sulmit iranian, publikuan një pjesë e mediumeve perëndimore, duke iu referuar dëshmitarëve. Në rajon janë vërejtur edhe zjarrfikës dhe automjete të ndihmës së shpejtë. Ambasada e SHBA-së në Kuvajt lëshoi paralajmërim deri të shtetasit amerikanë që të strehohen për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga sulmet me raketa dhe dronë në rajon.
Teheran - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit sot publikoi se në valën e dhjetë të sulmeve ndaj Izraelit, një sulm me raketa u krye në kompleksin qeveritar izraelit në Tel Aviv, ndaj qendrës së sigurisë dhe ushtrisë në Haifa dhe ndaj Jerusalemit Lindor. Një kumtesë e publikuar nga agjencia e lajmeve "Tasnim theksoi se raketat balistike "hajber" u përdorën në valën e dhjetë të sulmeve si pjesë e operacionit "Premtimi i Sinqertë 4".
Teheran - Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane kumtoi se të paktën 555 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve të përbashkëta izraelito-amerikane, publikoi sot agjencia e lajmeve "Fars". Organizata humanitare kumtoi se më shumë se 100.000 shpëtimtarë u vendosën në të gjithë vendin dhe se mbi 130 rajone ishin prekur nga lufta. Izraeli dhe SHBA-ja theksuan se prej të shtunës kishin goditur qindra objektiva në Iran, duke përfshirë vendet e lëshimit të raketave, objektet që lidhen me programin bërthamor të Iranit, selinë ushtarake dhe anëtarë të lartë të udhëheqjes politike. Kryeqyteti, Teherani, dje përsëri u bombardua rëndë, ndërsa lideri suprem iranian Ali Hamenei u vra të shtunën në valën e parë të sulmeve.