• e martë, 03 mars 2026
MIA Flesh

15:00/2 mars/2026/

Shkup - Maqedonia, si anëtare e NATO-s dhe partnere strategjike e SHBA-së, mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial. Në kohë të pasigurisë në rritje janë të nevojshme përgjegjësia, koordinimi me aleatët dhe një vendosmëri e qartë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm - tha kryeministri Hristijan Mickoski në një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Mohamed bin Zajed al-Nahjan.

Shkup - Në përputhje me informacionet e fundit të marra nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut më shumë se 400 qytetarë kanë kërkuar informacion në lidhje me mundësinë e evakuimit, ndërsa rreth 30 prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t'u larguar nga vendet e Lindjes së Mesme në rastin e parë të mundshëm, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJdheTJ). 

Shkup - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale shpalli thirrje publike për paraqitje të interesimit nga ana e subjekteve juridike të cilat kryejnë trwgti me pajisje klima inverterë me efikasitet të lartë, me çka fillon realizimi praktik i programit për mbrojtje të konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë. siç informojnë nga Ministria, qëllimi themelor i thirrjes publike është sigurimi i mbështetjes së drejtpërdrejtë për amvisëritë të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve të ndjeshëm të energjië, përmes ndarjes së vërtetim-vauçerit për furnizim dhe instalim të pajilseve të inverterëve me efikasitet të lartë.

Shkup - Në realizimin e investimeve kapitale u arrit rritje e lartë prej 179.7% gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave për realizimin e buxhetit që nga 27 shkurti, gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, u realizuan gjithsej 8.1 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 179.7% ose në vlerë absolute, ku gjatë dy muajve të këtij viti krahasuar me dy muajt e vitit 2025 ka realizim më të lartë të investimeve kapitale në vlerë prej 5.2 miliardë denarëve.

Shkup - Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski për MIA-n thotë se pas konfliktit në Lindjen e Mesme dhe pritjeve për ndikimin në ekonominë e vendit, nuk ka nevojë për panik dhe se do të merren masa për të minimizuar ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë në formulimin e çmimeve për produktet e tjera.

Shkup - Shporta mesatare konsumatore e përgatitur nga Qeveria është 13 për qind më e lirë se shporta e konsumatorit e përgatitur nga Lidhja e Sindikatave, pohon ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Shkup - Paga minimale do të rritet për 1.667 denarë në shumën neto konform me përshtatjen ligjore që bëhet në muajin mars. Kjo nënkupton se në prill, punëtorët do të kenë rritje të pagës minimale për këtë shumë ose më saktë 26.046 denarë në shumë neto.

Shkup - Sektorët e sigurisë dhe mjedisit jetësor jo vetëm që janë ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve të korrupsionit, por luajnë edhe një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, vlerësoi sot drejtori i Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) Albert Hani, në trajnimin e sotëm për përfaqësuesit e policisë dhe MPB-së në fushën e vlerësimit të rrezikut të korrupsionit dhe shqyrtimit të legjislacionit për parandalimin e korrupsionit, e organizuar nga RAI. 

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot u takua me ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jaroslav Ludva. Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre.

Shkup - Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë,  vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me këtë vendim kryhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,13 për qind.

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në takimin e sotëm me kreun e shtetit, Bajram Begaj, i dorëzoi propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar, për të cilat Begaj ka afat prej shtatë ditësh për të nënshkruar dekrete, veçanërisht për secilin propozim, për shkarkimin dhe emërimin.

Athinë - Anija luftarake "Kimon" po dërgohet menjëherë në Republikën e Qipros, së bashku me një fregatë të dytë greke me një sistem të përparuar anti-dronë, si dhe një palë aeroplanë luftarakë ushtarakë F-16, njoftoi ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Budapest – Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi sot se në bazë të xhirimeve satelitore në dispozicion dhe të dhënave operative, është e qartë se nuk ka pengesa teknike për punën e naftëpërçuesit “Druzhba” dhe për këtë i bëri thirrje presidentit ukrainas, Volodomir Zelenski, menjëherë t’i vazhdojë dërgesat e naftës përgjatë tubacionit.

Hagë - Çmimi i gazit në Evropë sot u rrit për 20 për qind për shkak të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit dhe çrregullimit të tranzitit për ngushticës së Hormuzit.

Berlin - Gjermania nuk do të marrë pjesë në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashmte, Johan Vadeful.

Moskë – Kremlini sot kumtoi se Rusia është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë iraniane për shkak të, siç bëri të ditur, “agresionit të hapur” kundër Teheranit dhe se është thellë e dëshpëruar nga mënyra se si zhvillohen ngjarjet. 

Bejrut - Qeveria e Libanit sot i shpalli aktivitetet ushtarake të Hezbollahut të paligjshme dhe i bëri thirrje lëvizjes, e cila ka mbështetje nga Irani, të dorëzojë armët.

Laranka - Takimi i ministrave për çështjet evropiane të vendeve anëtare, i cili ishte planifikuar të zhvillohej sot dhe nesër në Qipro, është anuluar për shkak të sulmit me dron në bazën britanike të Akrotirit në ishull, publikoi presidenca e Qipros.

Teheran - Garda revolucionare iraniane ka bëtë të ditur sot se sulmet e fundit me raketa kishin në shënjestër zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Komandën e Forcave ajrore izraelite. 

Tel Aviv - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, sot, i pyetur në konferencë për shtyp nëse IDF-ja planifikon pushtimin e Libanit, deklaroi se të gjitha opsionet janë në tryezë.

Jerusalem – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot deklaroi se sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem, është objektiv për eliminim.

Uashington - Sistemet për mbrojtje kundër-ajrore kuvajtiane kanë rrëzuar gabimisht tre aeroplanë luftarakë amerikanë F-15 Srrajk Igëll, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së-CENTKOM (CENTCOM).

QËNDRONI TË LIDHUR