• e martë, 03 mars 2026
MIA Flesh

09:00 / 2 mars / 2026

Shkup – Nisma Rajonale kundër Korrupsionit (RAI) sot në Shkup organizon trajnim për pjesëtarë të policisë/ Ministrisë së Punëve të Brendshme në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni dhe Legjislacionit për vlerësim të korrupsionit. Siç është njoftuar, në sesionin hapës do të flasin Adem Çuçul, kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Albert Hani, drejtor i Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit, Nikolla Prokopenko, shef i Sektorit në Ministrinë e Drejtësisë dhe përfaqësues i shtetit në Grupin Drejtues të RAI-t, dhe atasheu Klaus Gruber, zyrtar ndërlidhës i Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme në Ambasadën Austriake në Shkup.

Shkup - Në Shtëpinë Evropiane (Europe House) në Shkup sot zyrtarisht do të ndahen çmimet për gazetarë për vitin 2025 nga konkursi me temë "Ballafaqimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut". Çmimet i ndan Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). 

Shkup - Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë matur temperatura nën zero, ndërsa temperatura më e ftohtë ishte në Berovë me -6 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup - Në vend sot do të mbisundojë mot kryesisht me vranësira. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej minus 4 deri 2, ndërsa ato maksimale do të arrijnë prej 12 deri 17 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i qetë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit. Temperatura minimale do të ulet deri 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë Celsius.

Kuvajt Siti – Në rrjetet sociale qarkullojnë incizime nga rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 në Kuvajt. Irani publikoi se forcat e tij e kanë rrëzuar aeroplanin. Piloti i F-15 ka mbijetuar, pasi ka arritur të katapultohet në mënyrë të sigurt, ndërsa pas uljes për të është kujdesur një grup banorësh vendas.  
 Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga SHBA-ja.

Bejrut - Izraeli mëngjesin e sotëm kreu sulme të rënda ajrore në zonat periferike jugore të Bejrutit, të cilat janë nën kontrollin e Hezbollahut, pasi grupi i mbështetur nga Irani lëshoi ​​raketa dhe dronë drejt Izraelit. Sulmi i Hezbollahut erdhi si hakmarrje për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Hamenei, shkruan "Gardijan". Banorët e Bejrutit u zgjuan në orën 3 të mëngjesit të sotëm nga dhjetëra shpërthime, ndërsa Izraeli shënjestroi tre lokacione të ndryshme në periferitë jugore të kryeqytetit. Shpërthimet tronditën dritaret në të gjithë qytetin dhe u dëgjuan me kilometra të tëra. Në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Libanit, u vranë 31 persona, ndërsa 149 u plagosën, publikuan mediat franceze, duke cituar të dhëna nga Ministria libaneze. 

Teheran - Irani sot filloi sulm të madh raketor dhe me dronë në disa qytete të Gjirit, duke përfshirë Dohan, Kuvajtin, Dubain, Abu Dabin dhe Bahreinin. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në tërë rajonin, ndërsa sipas raporteve të para, mbrojtja ajrore u aktivizua në disa vende. Në Dubai u regjistruan "dy shpërthime të njëpasnjëshme" dhe aeroplanë që fluturonin mbi to. Në kryeqytetin e Katarit, Doha, u dëgjuan të shtëna "mjaft të fuqishme". Në Abu Dabi, u dëgjua një "shpërthim i madh".

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se në sulmet e përbashkëta amerikane – izraelite të shtunën janë vrarë trashëgimtarë potencialë të liderit suprem të Iranit. Komentet e tij, të dhëna për Ej-Bi-Si Njuz (ABC News) vijnë në kohë të pasigurisë rreth tranzicionit të pushtetit në Iran pas vdekjes së ajatollahut Ali Hamnei. Në bisedë me gazetarin Xhonatan Karrl, Tramoi thoshte se sulmi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. “Sulmi ishte aq i suksesshëm që i eliminoi shumicën e kandidatëve”, tha ai. “Nuk do të jetë asnjë nga ata për të cilët mendonin sepse të gjithë janë të vdekur. I dyti dhe i treti në listë janë të vdekur”. 

QËNDRONI TË LIDHUR