18:00/2 mars/2025
Shkup - Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi njoftoi se po shqyrtohet mundësia për riatdhesimin dhe evakuimin e qytetarëve tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite. Sipas njoftimit në rrjetet sociale, riatdhesimi dhe evakuimi i qytetarëve tanë që ndodhen në EBA do të kryhet përmes kufirit tokësor drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite, dhe më pas me aeroplan që do të nisen nga territori i tyre.
Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në rajonin më të gjerë të Lindjes së afërt, pas shënjestrimit të Iranit ndaj Izraelit dhe disa shteteve arabe, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahrejnin, Arabinë Saudite, Libanin dhe Irakun, si dhe bazën ushtarake britanike në territorin e Republikës së Qipros.
Shkup - Koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, Boban Karapejovski, u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler dhe këshilltarin e parë, Filip Marsheto. Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, ambasadori Le Rigoler dhe këshilltari Marsheto biseduan me Karapejovskin për miqësinë dhe bashkëpunimin shumëvjeçar maqedono-francez, veçanërisht në fushën e kulturës.
Shkup - Një nënë me fëmijën e saj, pasditen e sotme u hodhën nga ballkoni në Karposh. Rasti në polici është raportuar në orën 14:15 minuta. Ngjarja ka ndodhur në ndërtesat e ish Aluminës.
Shkup - Gjatë muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje përmes sistemit "Qytet i Sigurt". Prej tyre, për vozitje të shpejtë janë 18,172 shkelje. Në periudhën nga 1 deri 28 shkurt, nga sistemi "Qyteti i Sigurt" në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje. Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara 18,172, më tej për kalim në sinjal të mbyllur (ngjyrë e kuqe) 220 kundërvajtje, ndërsa për drejtimin e automjetit me skadim vlefshmërie të lejes së qarkullimit 674 kundërvajtje.
Kumanovë - Prokuroria themelore publike Kumanovë e përfundoi procedurën parahetimore për rastin e vdekjes sl kumanovarit 32-vjeçar, Vedat Ademi në spitalin e Kumanovës. Prokurorja Teuta Bediu Ramadani, sot informoi se është bërë ekspertizë shtesë në mjekësinë gjyqësore, është formuar lëndë kundër dy mjekëve dhe infermieres.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilin e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
Jerusalem - Ushtria izraelite ka njoftuar se në sulmin e mbrëmshëm preciz në kryeqytetin libanez, Bejrut, u vra kreu i shërbimit të inteligjencës së Hezbollahut, Husein Makled. "IDF tani konfirmon se në një sulm preciz në Bejrut mbrëmë, u eliminua terroristi Husein Makled, i cili ishte kreu i selisë së inteligjencës së Hezbollahut", thuhet në komunikatën e ushtrisë izraelite.