MIA FLESH
- Shkup - Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 99-të, në rend të ditës të së cilës do të jetë Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së krijimit të çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 20 korrik të këtij viti. Propozim-vendimi është në rendin e ditës edhe të seancës së Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri. Vendimi, sipas propozimit, do të fillojë të zbatohet më 21 prill.
09:00/ 16 prill/ 2026
Shkup - Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 99-të, në rend të ditës të së cilës do të jetë Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së krijimit të çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 20 korrik të këtij viti. Propozim-vendimi është në rendin e ditës edhe të seancës së Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri. Vendimi, sipas propozimit, do të fillojë të zbatohet më 21 prill.
Shkup – Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot duhet të mbajë debat publik dhe të përcaktojë propozim listën për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Komisioni së pari do të mbajë debat publik në të cilin do të përcaktojë propozim listën nga kandidatët e paraqitur pas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Janë paraqitur shtatë kandidatë për anëtar të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Sipas informacioneve të publikuara në ueb-faqen e Kuvendit janë paraqitur kandidatët Mile Stojanovski, Kadrije Mustafa, Usein Elezoski, Zhaklina Damçeska, Kire Vasilev, Irfan Limani dhe Daniela Stojanovska Xhingovska.
Shkup- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot do të marrë pjesë në një takim të përbashkët me odat rajonale të Manastirit dhe Prilepit. Në takim do të diskutohet për zbatimin e projekteve infrastrukturore në Rajonin e Pellagonisë, paralajmëroi Ministria e Transportit.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende do të ketë kushte për jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme.
Shkup - "Horizontet simfonike" është titulluar koncerti i sotëm në Filharmoninë e Maqedonisë, në të cilin si solistë do të përformojnë violinistja Sihana Badivuku dhe violonçelisti Paskal Krapovski. Koncerti do të dirigjohet nga Desar Sulejmani nga Gjermania. Programi përfshin uverturën nga opera "Poeti dhe fshatari" nga Franc Fon Supe, Koncertin për violinë dhe violonçel "Muza dhe Poeti" nga Kamij Sen-Sans "E vështira" nga Gligor Smokvarski dhe Simfoninë nr. 9 nga Antonin Dvorzhak.
Kiev – Rusia nisi një valë sulmesh ajrore gjatë natës në kryeqytetin ukrainas Kiev, ku e humbën jetën të paktën dy persona, përfshirë një fëmijë, kumtuan sot autoritetet lokale. Administratori ushtarak i Kievit, Timur Tkaçenko, deklaroi në Telegram se janë plagosur edhe 19 persona. Kryebashkiaku Vitalij Kliçko tha se midis viktimave ishte edhe një fëmijë 12 vjeçar dhe një grua 35 vjeçare.
Uashington – Ushtria amerikane ka kryer një tjetër sulm ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge në Paqësorin lindor, ku e humbën jetën tre persona, njoftoi dje Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM). Bazuar në vlerësimet e inteligjencës, anija po lëvizte në një rrugë të njohur për tregti me drogë dhe ishte e përfshirë në kontrabandë droge, kumtoi SOUTHCOM në një publikim në "X".
Pekin - Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Li i ka bërë thirrje kolegut të tij iranian, Abas Aragçi të investojë përpjekje për kthimin e lundrimit normal nëpër Ngushticën e Hormuzit, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme pas bisedës me telefon mes dy përfaqësuesve. Vang tha se sovraniteti dhe siguria e Iranit në Ngushticën e Hormuzit duhet të respektohen dhe mbrohen, por shtoi se liria dhe siguria e lundrimit përmes rrugës ujore po ashtu duhet të garantohen.
Uashington– Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bisedimet ndërmjet Izraelit dhe Libanit për armëpushim do të mbahen sot. Ai shkroi në rrjetin e tij social Truth social se bisedimet do të mbahen ndërmjet liderëve të të dyja vendeve.